Adobe sulmohet nga Hacker-at

Adobe HackedKy lajm është bërë publik nga vetë blogu zyrtar i Adobe mbrëmjen e djeshme, ky thuhej se ishin bërë shënjestër e hackerve profesionistë. Megjithëse kompania u njoftua më 17 Shtator për ngjarjen, kjo kishte ndodhur kohë më parë, disa studiues thonë se kjo ka ndodhur gjatë gushtit.

Tablet PCs

Adobe sulmohet nga Hacker-at

Sulmuesit kishin arritur të vidhnin të dhënat e rreth 3 milionë antarëve, ku përfshiheshin identitetin e përdoruesve, kodë kalimet, duke përfshirë edhe numrat e kartës së kreditit. Gjithashtu ata kishin arritur të depërtonin edhe kodet e tre produkteve atë të Acrobat, ColdFusion edhe të ColdFusion Builder.


Me gjithë këto kompania duke dashur të qetësojë klientët e panumërt, të cilët pas marrjes veshë të lajmit do jenë të tronditur, bënë të ditur se të dhënat personale të tyre ishin kriptografuara, pra rreziku për mashtrim apo vjedhjen e identitetit është pakët. Gjithashtu Adobe ka mundur të njoftojë në lidhje me këtë bankat bashkëpunëtore.

Printo kete faqe
One Comment

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *