Alcatel OneTouch Flash 2 selfie phone procesor tetëbërthamësh zyrtare!

Alcatel-OneTouch-Flash-2-07-570Alcatel OneTouch Flash 2 selfie phone procesor tetëbërthamësh zyrtare! Në një artikull të mëparshëm pamë sesa të rrezikshme mund të jenë bërja e selfieve, të cilat brenda vitit 2015 u bënë shkak që të humbin jetën 12 njerëz. Por gjithsesi nuk ndalet që të jetë një modë e përhapur dhe prodhuesit kujdesen që të ofrojnë përzgjedhjet e duhura. Të njëjtën gjë bënë edhe kompania Alcatel duke njoftuar zyrtarishtë selfie phone të ri Alcatel OneTouch Flash 2.

Alcatel OneTouch Flash 2 selfie phone procesor tetëbërthamësh zyrtare!

Alcatel OneTouch Flash 2 ka ekran 5 inç me rezolucion 720×1280 pixels, procesor tetëbërthamësh MediaTek MTK6753 64 bit 1.3 GHz, memorie RAM 2GB, memorie të brendshme 16GB me mundësi rritje nëpërmjet kartë memories microSD dhe bateri 3000mAh. Operon Android 5.1 Lollipop dhe mbështetë lidhjen e teknologjisë LTE (4G).

Në pjesën e parme ka një kamer 5 Megapixel dhe quhet “Profile Cam”, shoqërohet nga soft LED flash dhe gesture controls. Kamera kryesore është 13 Megapixel me sensor Samsung ISOCELL, diagram fokusi f/2.0 dhe phase detection auto focus.
Ngjyrat që do të ketë modeli Alcatel OneTouch 2 do të jenë e bardhë dhe e zezë, çmimi i Alcatel OneTouch 2 pritet të jetë shumë ekonomik por gjithsesi nuk është bërë akoma i njohur. Si fillim kemi informacione se do të jetë i disponueshëm për Indin, Indonezin, Filipine, Singaporin, Tajlandën dhe Vietnamin. Kurse përsa i përketë Shqipërisë nuk e dimë nëse do të jetë i disponueshëm.

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.