Cfarë është CPC në adsense?

Cfarë është CPC në adsense?Kur jeni futur në panelin e adsense keni vërejtur se është një opsion që shkruan CPC dhe vëreni që ajo ndryshon nga dita në ditë dhe ndoshta dhe brenda ditës. Keni pyetur veten se çfarë është, ndoshta dhe keni bërë kërkime se çfarë është CPC, dhe kuptohet që rezultatet mund të kenë qenë të shumta, por mund të kenë qenë në një gjuhë që nuk e kuptoni dhe aq mirë. Dhe nisur nga kjo e fundit në këtë artikull do të shpjegojmë me pak fjalë se çfarë domethënie ka CPC? dhe a duhet të jetë e lartë CPC? Ose cili e cakton CPC-në? Vazhdon më poshtë.

Tablet PCs

Cfarë është CPC në adsense?

Pra CPC është shkurtim i fjalëve në anglisht Cost Per Click dhe është shuma që ju fitoni çdo herë që një vizitorë klikon në një reklamë në faqen tuaj. CPC-ja e çdo reklame vendoset nga vetë reklamuesi. Pra reklamuesit e vendosin vetë shumën që dëshirojnë të paguajnë për çdo klikim nga të tjerët, në varësi të asaj që reklamojnë. Pra ne nuk kemi as një mundësi në rritjen e CPC. Por gjithsesi kemi një mundësi tjetër, duke bllokuar ato faqe ose ata reklamues qe nuk ofrojnë pagesë të kënaqshme. Por për një gjë të tillë duhen bërë shumë kërkime pasi ato janë tepër sekrete dhe nuk bëhen publike.

Printo kete faqe

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *