Efekti i Google në mendjen tonë!

google effect amnezi dixhitale Efekti i Google në mendjen tonë! “Google Effect”, kështu quhet efekti që ka në memorien tonë mundësia që të gjejmë informacione në rrjet (internet), dhe kjo është kaq e përhapur sa arrin deri aty sa të gjejmë informacjone të karakterit personal,  gjë kjo që krijon varësi edhe nga aparatet lëvizëse, sipas një studimi të bërë kohët e fundit nga Kaspersky Lab.

Efekti i Google në mendjen tonë!

Studimi zbuloi se shumica e “konsumatorëve të ndërlidhur” në Evropë nuk mund t’i “thërrasin” kujtesës së tyre për të kujtuar numra të rëndësishëm telefoni, si për shembull ato të fëmijëve të tyre (53%), të shkollave të fëmijëve të tyre (90%) dhe të vendit të punës së tyre (51%). Gjithashtu, gati një e treta nuk mund të kujtonte numrin e bashkëshortit ose bashkëshortes, kurse katër në dhjetë deklaruan se kishin harruar numrin e telefonit të shtëpisë së tyre gjatë moshës 10 deri 15 vjeç.
Në studimin e bërë nga Kaspersky Lab morën pjesë 6.000 (mijë) përdorues mbi 16 vjeç nga gjashtë vende evropiane. Këto zbulime tregojnë se dobësia për të kujtuar informacione të rëndësishme është për shkakë të faktit se e kemi hedhur përgjegjësitë për të administruar informacionet aparateve dixhitale, siç janë smartfon (telefonat inteligjentë).
Pothuajse gjysma (43%) e përdoruesëve të rinj që morrën pjesë në studim (16-24 vjeç) deklaruan se në smartfonin e tyre gjenden të ruajtura pothuajse të gjitha ato që ju duhen ose ju nevoitet të kujtojnë.
Kaspersky Lab e quan këtë fenomen si “Amnezia Dixhitale”, që të përshkruajë kur dikush arrin sa të harrojë informacionet e rëndësishme ngaqë ia beson një aparati dixhital për t’i ruajtur dhe që t’i kujtojë kur i nevojiten. Por kjo gjë nuk i mbron, pohon kompania që zhvillon programe. Prandaj është shumë e rëndësishme që të stërvitet kujtesa për të fiksuar të paktën gjërat e rëndësishme pa qënë nevoja e një smartfoni apo aparati tjetër dixhital.  /Tech-Al.Info/

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Pasojat negative te Facebook!

Pasojat negative te Facebook! Shumica e atyre që kanë një smartfon e kanë si zakon …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.