Google: Administrimi i llogarisë pas… vdekjes!

Inactive-Account-Manager-Testamen-pas-vdekjesE keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë do të ndodh me llogarinë tuaj që keni në Google dhe të gjitha të dhënat që keni në shërbimet e ndryshme të tij, nëse ndodh që nuk e përdorni për një kohë të gjatë për arsye të ndryshme, dhe si njerëz të gjallë që jemi gjithnjë hasim të papritura deri dhe tragjike (ndoshta ndonjëri mund të thotë se nëse nuk është vete gjallë nuk i intereson se çfarë ka në Goolge, por këtu po flasim dhe për persona që kanë informacione të rëndësishme si ne e-mail, adword, adsense etj, që mund të kapin dhe shifra prej mijëra eurosh). Duket se këtë pyetje kishin dhe përgjegjësit e kompanisë, dhe për këtë gjë kanë prezantuar «Inactive Account Manager», një aplikacion i ri ku nëpërmjet këtij çdo përdorues mund të përcaktojë se çfarë do të ndodh ma vdekjes me llogarinë e tij dhe të dhënat që ka në Google.

Tablet PCs

Google: Administrimi i llogarisë pas… vdekjes!

Pra, përdoruesi mund të caktojë se nëse nuk bënë login (hyrje) për një kohë të caktuar, kompania do të shkatërroi të gjitha të dhënat ose do të transferohen tek një person që vetë përdoruesi e ka paracaktuar. Këta persona do të marrin vetëm të dhënat dhe jo akses (të drejta) në llogarinë e përdoruesit, për të shmangur ndonjë abuzim që mund të ndodhin me llogarinë. Por në të njëjtën kohë, gjatë periudhës që ka përcaktuar përdoruesi, Google do të njoftojë një herë në muaj që duhet ët bëjë login, para se të mbarojë koha e paracaktuar.

Mënyra se si Google i administron llogaritë e përdoruesve që nuk janë më në jetë është ndryshe nga metoda që kanë vendosur rrjetet shoqërore Facebook dhe Twitter, ku menjëherë «ngrijnë» llogarinë ku më vonë e kthejnë në një formë «përkujtimore», në momentin që Twitter-ri e çaktivizon llogarinë nëse merë informacione të sakta për fundin tragjik të një përdoruesi.

Inactive Account Manager nëse doni ta aktivizoni klikoni këtu

Printo kete faqe

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *