iOS 9.0.1 gati upgrade!

ios-901-1iOS 9.0.1 gati upgrade! Apple hodhi në qarkullim përmirësim e parë të versionit të ri iOS 9, versionin iOS 9.0.1 që të jetë i mundur për të gjithë përdoruesit e iPhone, iPad dhe iPod Touch dhe e gjitha kjo vetëm një javë pas lansimit të versionit iOS 9, që të rregullojë bugst e parë që rezultuan, duke treguar një interesim të menjehershme ndaj problemeve të përdoruesëve.

iOS 9.0.1 gati upgrade!

Ky upgrade rregullon bugs të veçantë në lidhje me problemet funksionale të aparateve të cilat paraqitën probleme. Ja vlenë të përmendim këtu se probleme të njëjta kishte edhe herën e kaluar upgrade në iOS 8 ku Apple nxorri një upgrade të ngjashëm.

Probleme me iOS 9

Më konkretisht, me këtë upgrade rregullohen problemet ku disa përdorues nuk mund të përfundonin instalimin e iOS 9 nëpërmjet drejtimit që shfaqet në ekranin e përdoruesit gjatë proçesit të upgrade. Gjithashtu, rregullohen disa probleme në lidhje me alarmet dhe me kronometrat ku në përgjithësi nuk funksiononin, probleme në lidhje me cilësinë e transmetimit të videove në Safari dhe fotove por edhe humbjen e valëve kur përdoresi përdorte profil APN të veçantë. /Tech-Al.Info/

Ju hasët ndonjë problem me upgrade të iOS 9? Keni bërë upgrade iOS 9.0.1?

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Instagram ka bllokuar shfaqjen e hashtagut #naturalimmunity

Instagram censuron shfaqen e hashtagut natural immunity

Instagram censuron shfaqen e hashtagut natural immunity. Sado e habitshme të na duket, e vërteta …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.