iOS 9.0.1 gati upgrade!

ios-901-1iOS 9.0.1 gati upgrade! Apple hodhi në qarkullim përmirësim e parë të versionit të ri iOS 9, versionin iOS 9.0.1 që të jetë i mundur për të gjithë përdoruesit e iPhone, iPad dhe iPod Touch dhe e gjitha kjo vetëm një javë pas lansimit të versionit iOS 9, që të rregullojë bugst e parë që rezultuan, duke treguar një interesim të menjehershme ndaj problemeve të përdoruesëve.

Tablet PCs

iOS 9.0.1 gati upgrade!

Ky upgrade rregullon bugs të veçantë në lidhje me problemet funksionale të aparateve të cilat paraqitën probleme. Ja vlenë të përmendim këtu se probleme të njëjta kishte edhe herën e kaluar upgrade në iOS 8 ku Apple nxorri një upgrade të ngjashëm.

Probleme me iOS 9

Më konkretisht, me këtë upgrade rregullohen problemet ku disa përdorues nuk mund të përfundonin instalimin e iOS 9 nëpërmjet drejtimit që shfaqet në ekranin e përdoruesit gjatë proçesit të upgrade. Gjithashtu, rregullohen disa probleme në lidhje me alarmet dhe me kronometrat ku në përgjithësi nuk funksiononin, probleme në lidhje me cilësinë e transmetimit të videove në Safari dhe fotove por edhe humbjen e valëve kur përdoresi përdorte profil APN të veçantë. /Tech-Al.Info/

Ju hasët ndonjë problem me upgrade të iOS 9? Keni bërë upgrade iOS 9.0.1?

Printo kete faqe

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *