iPhone 7 do të ketë procesor A10 nga TSMC!

chip A10 për iPhone 7 iPhone 7 do të ketë procesor A10 nga TSMC! Pa u marrë akoma dërgesat e para të iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus që Apple njoftoi javën e kaluar, filluan të qarkullojnë fjalë për modelin e ri iPhone. Zërat kësaj radhe vijnë nga Kina, ku thuhet se tashmë kompania Apple ka filluar planet për modelin e ri iPhone, ku kësaj radhe do të quhet iPhone 7.

iPhone 7 do të ketë procesor A10 nga TSMC!

Informacionet, të cilat nuk janë zyrtare, thonë se TSMC do të jetë prodhuesi i procesorëve të rinj A10 (teknologjia 16 nm FinFET) të brezit të ardhshëm të Apple ku prodhimi në masë do të filloi në Mars të 2016. Procesori i ri pritet të bashkëngjitet me iPhone 7 e ardhshëm.
Sot kompania TSMC ka marrë përsipër prodhimin e pothuajse gjysmës së procesorëve A9 të modeleve të rinj iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus. /Tech-Al.Info/

Burimi

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.