Kinezët të etur për iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus!

iPhone-6s-and-6s-Plus-revealedKinezët të etur për iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus! Ekzemplarët e rinj iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus u njoftuan zyrtarisht javën e kaluar dhe duke filluar nga 12 Shtatori janë të disponueshëm për t’u porositur nga vendet e para. Kurse data e dorëzimit do të jetë 25 Shtatori, kurse për modelin iPhone 6S Plus do të vonohet 3 deri në 4 javë. Midis vendeve që do të marrin porosit e para është edhe Kina ku qarkullojnë fjalë se po “përlahen”.

Kinezët të etur për iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus!

Me gjithë gjendjen ekonomike të kinës dhe të bollëkut ku mund të gjesh gjëra shumë më ekonomike, si për shembull konkurrentët e tjerë si Xiaomi, Huawei etc, kërkesa për iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus është shumë e madhe, madje kaq e madhe saqë Apple likuidoi shitjet.
Sipas informacioneve nga Fortune, bëhet fjalë për të gjitha llojit, dhe sidomos ato që u shitën më shpejtë ishte versioni Rose Gold. Më saktësishtë, lajmet referojnë se Apple arriti që t’i shiste brënda 12 orësh. Kjo do të thotë se që të gjithë kinezët që interesohen për iPhone-t e tij, do duhet të presin 2 deri 3 javë për iPhone 6S dhe 3 deri 4 javë për iPhone 6S Plus.
Para se të prezantoheshin iPhone 6S-t e rinj, informuesit doni që Apple të bënte rekord porosish për dy modelet e rinj dhe rrjedhimisht edhe të shitjeve të para, duket se parashikuan shumë mirë. Ngelet për të parë nëse do ta thyein rekordin që i dhanë vitin e kaluar modelet iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. /Tech-Al.Info/

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.