KitKat sistemi i ri operativ per vitin 2014

tech-al.info - KitKat sistemi i ri operativ per vitin 2014Shefi ekzekutiv i Andriod, Sunder Pichai, njoftoi me krenari se vitin e ardhshëm, 2014, sistemi operativ i telefonave smartphone (inteligjent) që funksionojnë me Android do të jetë sistemi i ri KitKat. Kompania Google e ka përdorur versionin e ri të sistemit operativ në Android 4.4 dhe Nexus 5, smartphone-t  e parë nga prodhuesi që ekzekutojnë këtë version pa asnjë problemë.

KitKat sistemi i ri operativ per vitin 2014

Ç’është më e rëndësishmja nga deklarata e Google është ambicia për ti dhënë fund fragmentimeve të Android-ve. Sistemi KitKat mund të ekzekutohet në aparate me vetëm 512 Mb RAM, duke eleminuar të gjitha funksionet që punojnë në prapaskenë, zvogëluar kërkesat për memorie nga apps dhe duke përmirësuar administrimin e kësaj mungese të çmuar.

 

Nuk është e nevojshme që të prekni fare ekranin. Nga çdo cep i ekranit ose nga Google Now, mjafton të thoni “Ok, Google” që të kërkoni për tu bërë një kërkim nga Google, të dërgoni një mesazh, që të kërkoni drejtim për të naviguar ose të që të dëgjoni muzikë kjo pasi sistemi KitKat mbështet komandën zanore për kërkime në Google dhe sjell shumë informacione të çmuara me shërbimin Google Now. Disa ndryshime interesante janë bërë për sa i përket identifikimit të thirrjeve, me KitKat të kërkojë numrin e thirrjes të kompanive që janë vendosur në hartë. Android 4.4 mbështet ndërrimin më të shpejtë ndërmjet app që ekzekutohen njëkohësisht (multitasking) dhe, sipas Google, mund të kontrollohet plotësisht me komandën zanore.

 

Shumica e aparateve Android të tregjeve në zhvillim, tha shefi Pichai, është i ulët dhe ekzekutojnë Gingerbread. Kjo ishte ftesa që merë përsipër kompania, që të zhvillojë një OS për të gjithë telefonat inteligjent me Android, madje edhe ata që janë shumë të vjetër, për të ndihmuar dhe bashkuar përvojën e përdoruesit të një smartphone/tablet me sistem Android. Mbi të gjitha, përveç kërkesave të sistemit operativ që tashmë janë zvogëluar, kërkohet bashkëpunim i nevojshëm edhe programuesit e aplikacioneve, për të cilët është krijuar një API e re në të cilën mund të shikojnë se sa memorie ka aparati që mbështet  aplikacionin e tyre që të ofrojnë versionin e duhur për atë.

 

Gjithashtu, Android 4.4 do të jepet menjëherë vetëm në aparatet  me cilësi të lartë të cilët zakonisht kanë 2GB RAM. Kurse Nexus 4, Nexus 7, Nexus 10, Smasung Galaxy S4, HTC One Google Play Edtition do të marrin përditësimet e operativit «në javët në vazhdim». Nga lista mungon Nexus që u prodhua nga Samsung dhe u shpërnda në Evropë tetorin e vitit 2011, pasi si sqaron Google, ai është shumë i vjetër pasi ka më shumë se 18 muaj, kohë që nga Google përllogaritet për ta zëvendësuar.

Prototipi i telefoni inteligjent me Android ka ekran 5 inç (1920×1280 me 445 pixel për inç) me katërpirin Qualcomm Snapdragon 800 me 2.3GHz dhe 2GB RAM. Kurse kamera mbështet sistemin e quajtur HDR+ mode, për nxirjen e shume fotografive në të njëjtën kohë nga të cila përzgjedhë më të mirën. Kurse Nexus 5 (LTE që mbështet Wi-Fi 802.11ac) do të jepet i zhbllokuar në USA, në Kanada, në Mbretërinë e Bashkuar, në Australi, në Francë, në Gjermani, në Spanjë, në Itali, në Japoni dhe në Koren e Jugut. Sipas disa burimeve pretendohet se në USA  çmimi do të fillojë nga 349 dollarë për 16GB, dhe 399 dollarë për versionin 32gb. Kurse për në Shqipëri nuk ka akoma asnjë lajmë se kur dhe me cilin çmim mund to ofrohet për përdoruesit Shqiptarë.   /tech-al.info

 

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.