Kujdes në Apple Store u gjendën 39 app të infektuara!

malware-app-store-570Kujdes në Apple Store u gjendën 39 app të infektuara! Zakonisht iOS App Store konsiderohet burim i sigurt për të shkarkuar aplikacione, por mesa duket hakerat kanë gjetur një metod për të kaluar murin mbrojtës të Apple, në versionin kinez të Apple App Store. Apple zbuloi 39 aplikacione të cilat ishin infektuar me malware. Kjo u bë për shkakë të një versioni Xcode i cili ishte i infektuar.

Tablet PCs

Kujdes në Apple Store u gjendën 39 app të infektuara!

Ndër aplikacionet të cilat ishin infektuar ishin më e njohura (në Kinë) WeChat, Didi Chuxing e cila është diçka si Uber, dhe të tjera. Në të kaluarën malware ishin gjetur në aplikacionet e iOS, por sipas rregullores ishte me dëshirën e programuesit që të zbulojë të dhëna. Por këtë herë malware futeshin në aplikacion pa e ditur programuesi. Xcode i infektuar ishte një version jozyrtar dhe malware u quajtë XcodeGhost.
xcode-570Versionin e infektuar Xcode e shkarkonin nga Baidu programuesit kinezë iOS/OS X, në vendë që të përdornin versionin e fundit dhe të përditësuar nga Apple. Versionet e infektuar tani nuk janë më për shkarkim.
Nga komentet në faqe të ndryshme që është publikuar lajmi shumë mendojnë që në këtë ka gisht Samsung. Kurse ata që janë adhurues të Apple këmbëngulin se lajmi nuk është i vërtetë, por këtu përmendim se edhe për Mac Apple thoshte se është i sigurt dhe nuk mund të infektohet, por kohët e fundit thotë që është mirë të përdorni edhe ndonjë antivirus. Por gjithsesi deri tani nuk ka ndonjë lajmë zyrtarë se kush e ka përdorur këtë malware dhe sa aparate janë infektuar. /Tech-Al.Info/
Burimi: 1 , 2

Printo kete faqe

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *