Kushtet e Përdorimit

Copyright

© 2012-2015 Tech-Al të gjitha të derjtat e rezervuara.

Ky sit është krijuar dhe mirëmbahet nga Tech-Al.Info. Nëse nuk tregohet ndryshe, çdo tekst dhe informacion tjetër që gjendet në këtë sit ueb është pronë intelektuale e Tech-Al.Info

Marka tregtare

Logot e telefonave janë të gjitha të regjistruara dhe u përkasin prodhuesve të aparateve. Të gjitha markat tregtare dhe ato të regjistruara janë pronë e zotëruesve përkatës.

Kushtet dhe leja e përdorimit të sitit ueb

Këto kushte përcaktojnë si ta përdorni këtë faqe. Duke përdorur këtë sit, i pranon plotësisht këto kushte përdorimi. Nëse nuk je dakord me këto kushte në tërësi ose edhe pjesërisht, nuk duhet ta përdorësh këtë sit.

Çfarë do të thotë ta përdorësh si duhet sitin? Nga ky sit mund të shohësh, të lexosh dhe të shtypësh materiale grafike me të drejta autori, botime elektronike dhe tekst, për përdorimin tënd personal dhe jo për qëllime tregtare, sipas kufizimeve që tregohen më poshtë dhe në pjesët e tjera të kushteve të përdorimit. Prandaj, nuk lejohet:

  • të postosh ndonjë përmbajtje të këtij siti në Internet (në çfarëdo siti tjetër ose në rrjete sociale);

  • të ribotosh ndonjë përmbajtje të këtij siti me ose si pjesë e ndonjë aplikacioni software;

  • të riprodhosh, dublikosh, kopjosh ose shfrytëzosh material nga ky sit për qëllime tregtare ose për para (edhe nëse nuk përfshihet përfitim), përfshirë edhe shpërndarjen e aplikacioneve kompjuterike që bazohen ose lidhen (në mënyrë statike apo dinamike) me këtë sit;

  • të lidhesh me këtë sit me qëllim që të krijosh dhe të shpërndash kod burimi, mjete ose teknika që drejtojnë ndonjë mbledhje sistematike ose automatike të të dhënave (përfshirë marrjen pa kufi, nxjerrjen dhe grumbullimin e të dhënave) brenda ose në lidhje me këtë sit ueb;

  • të përdorësh këtë sit në çfarëdo mënyre që shkakton ose mund të shkaktojë dëmtime të sitit ose pengesa në disponimin e sitit a qasjen në të; në çfarëdo mënyrë të paligjshme, mashtruese a të dëmshme apo në lidhje me çfarëdo qëllimi ose aktiviteti të paligjshëm, mashtrues a të dëmshëm;

  • të përdorësh këtë sit për çfarëdo qëllimi që lidhet me marketingun pa kontaktuar më parë me Tech-Al.

Shkelja e kushteve të përdorimit

Nëse, pa ndikuar te të drejtat e tjera të Tech-Al që përfshihen nën këto kushte përdorimi, shkel në ndonjë mënyrë këto kushte përdorimi, Tech-AL mund të ndërmarrë veprime në lidhje me këtë shkelje si ta shohë të përshtatshme. Kjo mund të përfshijë pezullimin e qasjes tënde në sitin ueb, ndalimin e qasjes tënde në sitin ueb, bllokimin e kompjuterëve që përdorin adresën tënde IP për të mos u lidhur me sitin ueb, kontakt me kompaninë që të ofron shërbimin e Internetit për t’u kërkuar që të të bllokojnë qasjen tënde në këtë sit ueb dhe/ose veprime ligjore kundër teje.

Ndryshime

Herë pas here, Tech-Al mund të rishikojë këto kushte përdorimi. Kushtet e rishikuara të përdorimit do të zbatohen për përdorimin e këtij siti duke nisur nga data e publikimit të versionit të rishikuar të kushteve të përdorimit në këtë sit. Të lutemi, kontrolloje rregullisht këtë faqe që të sigurohesh se je në dijeni të versionit aktual.

Ligji dhe juridiksioni

Këto kushte të përdorimit duhen drejtuar dhe interpretuar sipas ligjeve të shtetit të Shqiptarë, pavarësisht nga ndonjë konflikt me dispozitat ligjore. Çdo veprim ligjor lidhur me këto kushte të përdorimit duhet të trajtohet në një gjykatë shtetërore në shtetin Shqiptarë.

Rregullat e privatësisë

Të dhënat personale

Të dhënat personale që vendosen në këtë sit ueb përdoren nga Tech-Al.Info ose nga degë që bashkëpunojnë me të, vetëm për qëllime që i deklarohen përdoruesit në momentin që i plotëson këto të dhëna. Tech-AL.Info  nuk ia përcjell të dhënat personale askujt tjetër, përveçse kur kjo është e nevojshme për t’i siguruar përdoruesit shërbimin e kërkuar dhe kur i është bërë plotësisht e ditur përdoruesit ose kur ka arsye të forta për të besuar se nxjerrja e këtyre të dhënave është në masë të arsyeshme e nevojshme për të plotësuar ligjet a rregullat në fuqi ose për të zbuluar e parandaluar mashtrime, rreziqe ose probleme teknike. Çdo e dhënë personale që vendoset, nuk do të shitet, nuk do të këmbehet ose nuk do të jepet hua në çfarëdolloj rrethane.

Adresa e email-it

Adresa e email-it që ti vë kur krijon një kod identifikimi në këtë sit ueb, do të përdoret për të kontaktuar me ty lidhur me kodin tënd të identifikimit. Për shembull, nëse harron emrin tënd të përdoruesit ose fjalëkalimin, dhe kërkon ndihmë për të hyrë me identifikim, do të marrësh ndihmë nëpërmjet një mesazhi që do të dërgohet në adresën e email-it që ke shkruar në profilin tënd të përdoruesit. Por në asnjë rast ai nuk do jetë i dukshëm për palët e treta, vetëm në rast se jeni ju vetë që e keni publikuar.

Cookies

Cookies përdoren për të kujtuar preferencat e zgjedhura nga përdoruesi kur viziton sitin tonë. Për shembull,cookie ruhet në një në mënyrë që, kur përdoruesi të rivizitojë sitin, faqa do të hapet më shpejtë. Cookies as mbledhin, as ruajnë ndonjë të dhënë personale. Por Tech-Al është partner edhe me Adsense e cila përdorë cookie për të mbledhur informacione për më tepër lexoni këtu