LG G4 smartfoni i dytë me kamerën më të mirë!

overall_ratings
LG-G4-leather-brown-1 LG G4 smartfoni i dytë me kamerën më të mirë! Zgjedhja e një smartfoni varet shumë nga kamera që ka, nga momenti që celulari ka zëvendësuar aparatin fotografik, asnjëri nuk dëshiron në smartfon me karakteristika të larta por që ka një kamera të keqe. Një shembull është ai i Nexus nga Google që janë aparate të mirë në përgjithësi, por çalojnë tek kamera.

LG G4 smartfoni i dytë me kamerën më të mirë!

photo_video_top3
Kompania LG me nxjerrjen e LG G4 një nga pikat që i dha shumë rendësi është kamera. flagship-i që ka 5 muaj jetë, ka kamera me sensor të madhësisë 1/2.6-inch me rezolucion 16 Megapixels dhe lente me një hapje maksimale F/1.8 (lejon që kaloi 80% më shumë dritë në sensor). Kjo hapje maksimale e lentes lejon që të kemi foto më të mira në ndriçim të dobët por dhe më të vogël fushë thellësie për fotografi “artistike” (në veçanti portrete), pasi transmeton një pamje më tërheqëse të sfondit.
Siaps testimeve të reja që bënë DxOMark, kamera e LG G4 zë vendin e dytë për cilësinë e kameras. Futet në të njëjtën kategori me Samsung Galaxy Note 4 dhe Motorola Moto X Style, ndërsa lë pas konkurentët si iPhone 6 Plus dhe Sony Xperia Z3+. Në vendë të parë vazhdon qëndrojë Samsung Galaxy S6 Edge që nga Prilli.
Nga karakteristikat që e bënë kamerën e LG G4 të dallohet është saktësia në fokusin automatik, aftësia për të dhënë rezultate të mira në kushte të ndriçimit të dobët. /Tech-Al.Info/

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.