Microsoft lancon versioni e ri Internet Explorer 10

Microsoft lancon versioni e ri Internet Explorer 10Lajme të mirë vijnë për simpatizantët e shfletuesit (browsre) Internet Explorer. Microsoft njoftoi për lançimin e një versioni të ri, Internet Explorer 10, faktikisht bëhet fjalë për versionin 10 i cili tashme ofrohet vetëm për përdoruesit e Windows 8. Dhe sipas një përllogaritje mendohet se përdoruesit e Windows 7 janë rreth 700 milion.

Microsoft lancon versioni e ri Internet Explorer 10

Me lëshimin e versioni të ri të Internet Explorer 10 kompania e Microsoft shpreson që të rikthej përsëri ata përdorues të cilët për një arsye ose një tjetër janë larguar nga përdorimi i shfletuesit Internet Explorer dhe përdorin aplikacione të tjera siç janë Google Chrome, Mozilla Firefox, Opra etj.

Versioni i ri do të jetë rreth 20% me i shpejtë për «ngarkimin» e faqes nga versioni i mëparshëm IE 9. Por meqenëse dhe ekrane me prekje (Touch) po marrin një hovë, versioni i ri Internet Explorer 10 është kompatibël me këtë teknologji. Kompani Microsoft e morri këtë vendim për nxjerrjen e versioni 10 dhe për përdoruesit e Windows 7 pasi që nga dalja ne treg me Windows 8 shumica e përdoruesve kanë ngelur të kënaqur dhe thonë se është versini më i mirë i Internet Explorer deri më sot, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Shkarkimi i aplikacionit do të bahet në mënyrë automatike nga opsioni Update.

 

 

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.