Motorola Droid Turbo 2 zyrtare: Ekran i pathyeshëm dhe bateri 48 orëshe!

Motorola Droid Turbo 2Motorola Droid Turbo 2 zyrtare: Ekran i pathyeshëm  dhe bateri 48 orëshe! Motorola në bashkëpunim me amerikanen Verizon njoftuan zyrtarisht të riun Droid Turbo 2 i cili do të qarkullojë sot më 29 Tetor. Në pjesën e jashtme nuk kemi ndonjë të re pasi na kujton Motorola Moto X, por që ka ekran rezistentë i cili përshkruhet si i ‘pathyeshëm’ dhe rezistentë ndaj rrëzimeve.

Motorola Droid Turbo 2 zyrtare: Ekran i pathyeshëm  dhe bateri 48 orëshe!

Motorola referon se synimi i saj është që të zgjidh një problem elementarë që kanë smartfonat sot, dhe kjo është sesa të durueshëm janë kur bien. Teknologjia e Motorolës quhet Moto ShatterShield, do të thotë se që të krijosh një ekran rezistentë nuk është aspak e lehtë. Inxhinierët e Motorola iu deshën 3 vjet që të përfundonin këtë risi në teknologji.

Teknologjia ShatterShield përdor ekran elastik AMOLED në bashkëpunim me shumë elemente të tjera që e bëjnë një ekran të pathyeshëm.

Ndër karakteristikat e tjera, Motorola Droid Turbo 2 vjen me procesor tetëbërthamësh Snapdragon 810, bateri ku sipas Motorola zgjatë 48 orë, ekran 5.4 inç AMOLED Quad HD dhe 5 shtresa nga teknologjia e lartë përmendur ShatterShield kështu që të jetë rezistentë. Ka memroie RAM 3 GB, kurse memorie të brendshme 32 ose 64 me mundësi rritje. Kamera është 21 Megapixel me dual-tone LED flash dhe kamera e dytë 5 Megapixel. Bateria është e madhësisë 3760 mAh. Për të gjitha hollësitë e Motorola Droid Turbo 2 lexoni: Karakteristikat teknike të Motorola Droid Turbo 2

Dhe ëmbëlsira për në fund; çmimi i Motorola Droid Turbo 2 do të jetë 624 dollarë dhe do qarkulloi fillimisht nga kompania Verizon në Amerikë. Por që mund të gjendet edhe nëpërmjet internetit. Por para se të bëni një blerje në internet lexoni dhe artikullin: Si te caktivizoje pagesat automatike te PayPal (zgjidhja)

 

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.