Nokia: Mbani shënim datën 22 Tetor 2013

Nokia October 22
Nokia October 22

Fotoja që shikoni në të majtë të artikullit është bërë epiqendra e thashethemeve dhe i bisedimeve në rrjetë, për sa u përket faqeve të teknologjisë. Më këtë foto që fillimisht është ngarkuar në rrjetin social Twitter, kompania filandeze, fton të gjithë të interesuarit që të mbajnë shënim datën 22 tetor 2013 në kalendarin e tyre, për të rin, event që pritet të shkatërrojë këtë ekuilibër të krijuar deri  më tani, por pa dhënë asnjë informacinonë madje as shtetin apo qytetin që do të marrë pjesë për këtë event.

Tablet PCs

Nokia: Mbani shënim datën 22 Tetor 2013

Fotografia ku në të cilën janë dy skiator me pajime për vende malore ndoshta për aty ku temperatura janë tepër të ulëta, por që e ushtrojnë këtë sport në shkretëtirën e Saharës. Disa thashetheme qarkullojnë se mund të bëhet fjalë për modelin e ri Nokia Lumia 1520 i cili pritet të dalë në qarkullim aty nga fundi i Shtatorit. Pra, nëse këto thashetheme dalin të vërteta, atëherë flasim për një aparat Windows Phone Phablet, i cili mbi të gjithash do të këtë një ekran 6 inç, me analizë ekrani 1080p dhe version GDR3 të operativit Microsoft.


Duke bërë epilogun e kësaj fotoje shumë kontradiktore, të vetmen gjë që duhet të bëjmë është që të rrimë dhe të presim deri sa të vijë data e 22 tetorit, ku do të zbardhen të gjitha misteret që krijojë Nokia.

Printo kete faqe

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *