NSA tensionon edhe komapnie Microsoft

NSA tensionon edhe komapnie Microsoft
Ballmer

Skandalet për sa i përket përgjimeve që ka bërë Agjencia Amerikane e Sigurimit, NSA, duket se kanë alarmuar edhe kompaninë Microsoft. Informacione të shumta po

Tablet PCs
qarkullojnë në internet se tashmë Microsoft është duke ndërmarrë hapa për të rritur sigurinë në shërbimet e saj të internetit. Informacionet e fundit ngrenë dyshimin se Agjencia Kombëtare e Sigurimit është duke përdorur një program të quajtur MUSCULAR për të fituar qasje në trafikun e të dhënave të kompanisë. Programi u raportua për herë të parë në tetor, si pjesë e rrjedhjeve të vazhdueshme të dokumenteve të NSA-së nga ish-kontraktori Edward Snowden.

NSA tensionon edhe komapnie Microsoft

Sipas dokumenteve, programi është duke u përdorur për të fituar qasje në trafikun dhe të dhënat e e kompanisë Google dhe të Yahoo. Por në raportin e sotëm, nga Washington Post, thuhet se dosjet tregojnë edhe për shërbimiet e Microsoft si, Hotmail dhe Windows Live Messenger të Microsoft, e cila tani është zëvendësuar nga Skype.

Raporti, duke përdorur burime pa emër, pohon se Microsoft nuk ka dëshmi të drejtpërdrejtë se NSA ka spiunuar në aktivitetet e saj të internetit. Megjithatë, drejtuesit e kompanisë janë duke bërë përpjekje për të kuptuar se çfarë mund të bëjnë për të përmirësuar sigurinë dhe se sa shpejt ata mund të lëvizin për zbatimin e këtyre programeve të reja.

Kur u pyet për komente mbi dokumentet e zbuluara, këshilltari i përgjithshëm i kompanisë, Brad Smith tha, “Këto akuza janë shumë shqetësuese. Nëse ato janë të vërteta, këto veprime përbëjnë hakime dhe sekuestrimin e të dhënave private, dhe sipas mendimit tonë janë një shkelje e mbrojtjes së garantuar nga Amendamenti i Katërt i Kushtetutës”. tech-al.info

Printo kete faqe

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *