NSA tensionon edhe komapnie Microsoft

NSA tensionon edhe komapnie Microsoft
Ballmer

Skandalet për sa i përket përgjimeve që ka bërë Agjencia Amerikane e Sigurimit, NSA, duket se kanë alarmuar edhe kompaninë Microsoft. Informacione të shumta po qarkullojnë në internet se tashmë Microsoft është duke ndërmarrë hapa për të rritur sigurinë në shërbimet e saj të internetit. Informacionet e fundit ngrenë dyshimin se Agjencia Kombëtare e Sigurimit është duke përdorur një program të quajtur MUSCULAR për të fituar qasje në trafikun e të dhënave të kompanisë. Programi u raportua për herë të parë në tetor, si pjesë e rrjedhjeve të vazhdueshme të dokumenteve të NSA-së nga ish-kontraktori Edward Snowden.

NSA tensionon edhe komapnie Microsoft

Sipas dokumenteve, programi është duke u përdorur për të fituar qasje në trafikun dhe të dhënat e e kompanisë Google dhe të Yahoo. Por në raportin e sotëm, nga Washington Post, thuhet se dosjet tregojnë edhe për shërbimiet e Microsoft si, Hotmail dhe Windows Live Messenger të Microsoft, e cila tani është zëvendësuar nga Skype.

Raporti, duke përdorur burime pa emër, pohon se Microsoft nuk ka dëshmi të drejtpërdrejtë se NSA ka spiunuar në aktivitetet e saj të internetit. Megjithatë, drejtuesit e kompanisë janë duke bërë përpjekje për të kuptuar se çfarë mund të bëjnë për të përmirësuar sigurinë dhe se sa shpejt ata mund të lëvizin për zbatimin e këtyre programeve të reja.

Kur u pyet për komente mbi dokumentet e zbuluara, këshilltari i përgjithshëm i kompanisë, Brad Smith tha, “Këto akuza janë shumë shqetësuese. Nëse ato janë të vërteta, këto veprime përbëjnë hakime dhe sekuestrimin e të dhënave private, dhe sipas mendimit tonë janë një shkelje e mbrojtjes së garantuar nga Amendamenti i Katërt i Kushtetutës”. tech-al.info

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.