Pagoi 750 dollare per nje XBox dhe mori nje foto (video)

Pagoi 750 dollare per nje XBox dhe mori nje foto (video)
Peter Clatworthy me foton peri $750

Një surprizë e pa pëlqyeshme e priste një baba, i cili (kujtoj) se bleu një XBox për vogëlushin e tij nëpërmjet faqes së njohur për blerje online eBay. Por pas

Tablet PCs
kësaj lindin pyetja se, a është gjithmonë e gabuar të bëjmë blerje në internet? Faktikisht në këtë artikull do të tregojmë edhe se si të bëjmë kujdes kur bëhet fjalë për blerjet në internet.

Pagoi 750 dollare per nje XBox dhe mori nje foto (video)

Pas blerjes, me agoni Peter Clatworthy, mezi po priste të hapte pakon brenda se cilës gjendej konsola e XBox One. Djaloshi Britanik kishte shpenzuar për këtë një shumë prej 750 dollarësh nëpërmjet eBay për të pasur këtë konsol shumë të famshme. Por kur hapi kutin ngeli me gojë hapur dhe shtangu ne vend. Gjërat ishin shumë ndryshe nga ajo që ai po priste me agoni.

Pagoi 750 dollare per nje XBox dhe mori nje foto, fatura
Fatura e pagesës per foton 750 dollarshe

Faktikisht në vend të konsolës XBox ai gjeti një foto e cila nga pas saj shkruante: “Ju falënderojmë për blerjen tuaj”. 19vjeçari nga qyteti Bilbourgh të Mbretërisë së Bashkuar dëshironte që t’i bënte një dhuratë djalit të tij 4vjeçar për fund vit.

Djaloshi beson se u mashtrua megjithëse në përshkrim nuk shkruante “konsol” por … “fotografi”! “Lexova feedback (reagimet, komentet që i bëhen diçkaje) të shitësit dhe asnjëri nuk shkruante diçka negative. Kështu vendosa që ta bëja blerjen, pasi mu dukë një ofertë e mirë”, referon në Nottingham Post. E vërteta është se bëhet fjalë për një oferta fantastike për… shitësin e fotografisë.

Iu erdhi keq dhe i bënë dhuratë një XBox.

 

Davin Draycoot drejtor i CEX i dhuron konsolën Peter Clatworthy
Davin Draycoot drejtor i CEX i dhuron konsolën Peter Clatworthy

Kur u bë e njohur historia e 19vjeçarit, një dyqani vendas që shiste aparate elektronike vendosi që t’i bënte dhuratë një XBox One. Në deklaratën e tij Peter referon: “Të veten gjë që dëshiroja kur e bëra publike historinë ishte që të kompensohesha. Por pas këtij evoluimi nuk e besoj më. Iu jam mirënjohës.” Davin Draycoot drejtor i CEX i dha konsolën 19vjeçarit në filialin e dyqanit në Nottingam.

Pra ky rast mund të themi se futet në shprehjen Mos e Beso po Deshe, është edhe për të qeshur por edhe për të ardhur keq pasi janë të shumtë ata persona që nga nxitimi ose nga mos dija bihen pre e mashtrimeve të blerjeve në internet. Por është për të theksuar gjithashtu se blerjet në internet nuk janë të rrezikshme, por kuptohet se duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Dehet të lexojmë me kujdes se çfarë blejmë, nëse ajo është blerë nga dikush tjetër të lexojmë feedback, pra komentet, që ka bërë ai blerës për produktin dhe jo vetëm për shitësin. Pra, herës tjetër kur të bëni blerje në internet tregohuni më të kujdesshëm.

Printo kete faqe

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *