Pasi zbuloi hajdutin e Macbook-ut ja bëri dhuratë!

Pasi zbuloi hajdutin e Macbook-ut ja bëri dhuratë! Britanikut Dom Del Torto që jeton në Angli më 4 shkurt hajdutët u futën në shtëpinë e tij dhe i vodhën kompjuterin MacBook Pro. Por disa kohë më parë ai kishte instaluar një aplikacion Hidden App. Ky aplikacion mund të sinkronizohet që kur një person të hapë kompjuterin bënë fotografi nga web kamera dhe imazhet e bëra i dërgon ose në postën tuaj elektronike (e-mail) ose në telefonin tuaj.

Pasi zbuloi hajdutin e Macbook-ut ja bëri dhuratë!

 

Një 1 muaj pas vjedhjes Dorm Del Torto i erdhën në posten e tij elektronike shumë fotografi nga «pronari» i ri i kompjuterit të tij dhe përveç fotografisë së tij kishte gjithashtu dhe vendndodhjen dhe adresën e qytetit pasi mund të shikonte çdo gjë që tjetri bënte në kompjuter, por për çudinë e tij kompjuteri u gjend në Iran, për këtë ai ngarkoi fotografit në internet për të lokalizuar hajdutin.

Fotografit kishin marrë një shtrirje të madhe në internet. Tani duke lundruar në internet dy prindërit iranian u habitën kur panë fotografit e fëmijës së tyre. Menjëherë ata kontaktuan me pronarin e kompjuterit dhe deklaruan se nuk ishin hajdutë dhe se kompjuterin ata e kishin blerë në mënyrë të rregullt. Dom Del Torto verifikoj se ata nuk ishin hajdut, pasi nuk ishin ata që i kishin vjedhur kompjuterin por ishin pronarët e rinjtë, fshiu të gjitha fotografit që kishe ngarkuar në internet dhe u fali kompjuterin, pasi si deklaroi dhe ai vetë ata e kishin blerë tashmë atë dhe nuk e kishin të vjedhur.


Meqenëse kjo histori është e vërtet është një rast shumë i mirë për krijuesit e aplikacionit që të reklamojnë produktin e tyre. Por le të flasim dhe ne dy fjalë për këtë aplikacion. Në fillim ky aplikacion doli vetëm për përdoruesit Mac dhe kushtonte 15$. Kurse aplikacioni për kompjuterët me OS Windows është Prey Project for Windows laptop. Por edhe nëse vendosni për të instaluar këtë aplikacion ju urojmë që mos iu nevojitet asnjë herë që ta përdorni/tech-al.info

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Pasojat negative te Facebook!

Pasojat negative te Facebook! Shumica e atyre që kanë një smartfon e kanë si zakon …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.