Përdorimi i META tags

Përdorimi i META tags<META> tags është drejtuesi i (tags) i gjuhës  HTML të cilat kanë material informues në lidhje me faqen në të cilat janë vendosur. Ka shumë lloj <META> tags të cilat përdoren për të kryer një numër të madh funksionesh specifike. Motorët e kërkimit përdorin kryesisht <META> description tag me të cilat bëjmë përshkrimin e përmbajtjes së faqes, duke përfshirë edhe <META> keyword tags e cila ka fjalë-kyçet që dëshirojmë të lidhim faqen tonë.

Përdorimi i META tags

 

Sot , pothuajse të gjithë motorët e kërkimeve më të njohura përdorin <META> tags për të pozicionuar vendin e klasifikimit të një faqeje, ndërsa disa motorë kërkimi nuk pranojnë fare regjistrim nëse një faqe nuk i ka këto informacione. Këtu duhet theksuar se nënvlerësimi i kritereve të tjera dhe përdorimi vetëm i <META> tags si ndihmës për klasifikim nuk është as një herë i mjaftueshëm për t’u siguruar një vend i mirë i ndonjë faqeje.

<META> tags mund të shtohen në një faqe me shumë lehtësi madje edhe nga personat të cilët nuk njohin HTML.Të vetmen gjë që duhet të bëjë dikush është që të hapë faqen më një përpunues teksti si është notpad dhe t’i shtoj në vendin përkatës.

<META> tags vendosen gjithmonë ndërmjet komandës <HEAD> të faqes pas komandës <TITLE> si tregohet në shembullin e me poshtëm.

<HTML>
<HEAD>
<TITLE>Tech Al - Informacione mbi teknologjinë dhe informatiken</TITLE>
<META NAME="description" CONTENT=" Tech Al eshte një websit për të rejat e fundit nga teknologjia dhe informatika.">
<META NAME="keywords" CONTENT=" Shqip SEO, Teknologji, Webmaster, software">
</HEAD>

Dhe një, por më pak i njohur, por shumë me vlerë <META> tags është dhe “robots” për të cilin do të bëjmë një artikull në ditët në vazhdim.

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

manualisht kodin e Google Analytics

Si të shtojmë manualisht kodin e Google Analytics në header në SMF

Në keni në një forum sigurisht që ju intereson edhe të mësoni rreth vizitorëve që …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.