Përzgjedhja e fjalë-kyçeve të duhura

Përzgjedhja e fjalë-kyçeve të duhuraMotorët e Kërkimit mund të quhen edhe “Mjete të Kërkimit Verbal” sepse duke futur në të një sërë fjalësh, na japin përfundimin e faqeve të internetit të cilat kanë në përmbajnë ato fjalë. Një nga punët më të vështira për një webmaster është zgjedhja e fjalëve që do të lidhi faqen e tij, për shembull , unë dua që kur një person të kërkojë për fjalët, Shqip SEO, Teknologji, Webmaster, software, të dali në dhjetëshen e parë të rezultateve të kërkimit.

Përzgjedhja e fjalë-kyçeve të duhura

 

Mjerisht, nuk është praktikisht e mundur të zbulojë dikush të gjitha kombinimet e fjalë kyçeve me këto teknika. Kështu pra duhet të zgjedhim me kujdes pak (prsh, 2 apo 3) fjalë dhe ta formojmë faqen me një mënyrë që të lidhet sa më mirë me ato, domethënë që të dalë në vendet e para të renditjes pas një kërkimi.

Mënyra më e mirë është të bëni testime me disa shokë ose klientët e kompanisë, nëse punoni për një kompani, së cilës do t’i prezantoni faqen (personelin e vetë kompanisë mos e ngatërroni në këtë gjë). Për shembull, nëse reklamon SEO, kërkimet do të bëhen me Mësime për SEO, Kurse për SEO, Seminare SEO, Trajnim SEO ndoshta edhe me ndonjë tjetër.

Shumica e ekspertëve këshillojnë të mos përdoren shumë fjalë kyçe të populluara si sporte, dhurata etj, sepse përdoruesit e interneti kërkojnë për diçka shumë më konkrete dhe i largohen termave të përgjithshme, pasi shumica e njohin nga përvoja e mëparshme pasi e dinë se kërkimi i përgjithshëm rrallë jep rezultatet e dëshiruara. Për këtë arsye, është mirë që të zgjedhim fjalë të cilat përshkruajnë sa më pak gjërat në tërësi.

Në përgjithësi, është mirë të përfaqësoheni me fjale kyçe në pjesë të  ndryshme të faqes suaj (Titull, <META> tags etj) sepse me këtë mënyrë rrisni numrin e shprehjeve lidhëse me të cilat mund t’ju gjejë vizitori. Zgjidhni si fjalë të përgjithshme por edhe specifike për faqen. Gjithashtu është e këshillueshme që fjalët të jenë në shumës dhe, nëse është e mundur, t’i përfaqësoni edhe me rrjedhin e tyre.


Si përfundim, mos harroni se njerëzit gabojnë në të shkrua. Mendoni se cilat mund të jenë gabimet më të zakonshme për fjalët që ju interesojnë. Prsh, vendosni ndime ne vend të ndihëm dhe vendosni këto gabime drejtshkrimore në Meta tags ose titullin e faqes suaj.

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

manualisht kodin e Google Analytics

Si të shtojmë manualisht kodin e Google Analytics në header në SMF

Në keni në një forum sigurisht që ju intereson edhe të mësoni rreth vizitorëve që …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.