problem me Boot Failed! Press any Key to enter command line? Ja zgjidhja

problem me Boot Failed! Press any Key to enter command line? Ja zgjidhja
Boot Failed! Press any Key to enter command line? Ja zgjidhja

Po testoja në një kompjuter një program për ju, se si të aktivizojmë Windows-in. Programi u instalua normalisht deri në momentin që kërkoi edhe një

Tablet PCs
rindezje (restart) të kompjuterit. Dhe këtu shtoj se që një program të funksionojë si duhet është mirë që pas instalimit ta fikni dhe ta ndizni përsëri kompjuterin.

problem me Boot Failed! Press any Key to enter command line? Ja zgjidhja

Por gjërat nuk shkuan dhe shumë mirë, në nisjen e Windows mu shfaq një problem, pa hapur fare Windows në një ekran të zi më tregonte këtë mesazh:
Booting Windows 7/Vista/Server (No SLIC – Pointer)
Booting Windows 7/Vista/Server (No SLIC)
Booting Windows NT/2000/XP
Booing Enter Command Line
Boot Failed! Press any Key to enter command line.
Dhe nëse shtypja Enter shfaqet ky mesazh:
Minimal BASH-like line editing is supported. For the first word, TAB list possible command complete ions. Anywhere else TAB lists the possible complications of a device/filename. ESC at any time exists.

Çfarë zgjidhje ekziston për këtë problem?
Mos u merakosni pasi nuk është ndonjë problem shumë seriozë, mjafton të keni një DVD që ka brenda Windows dhe gjithçka do të rregullohet. Por këtu theksojmë se Windows duhet origjinal dhe jo OEM (windows të krakuar) .
1. Vendosim DVD-n në folenë e vetë dhe shtypim butonin e ndezjes së kompjuterit dhe sapo kompjuteri ndizet shtypim vazhdimisht butonin F12 ose Delete por varet nga lloj i Motherboard ( pllakës ëmë), dhe bëjmë instalim Windows-in.
2. Klikojmë aty ku shkruan Repair your computer.
3. Klikojmë sistemin operativ që duam, nëse keni më shumë se një Windows tek i njëjti kompjuter.
4. Dhe në dritaren e Rikuperimit të Sistemit zgjidhni Command Prompt.

Të gjitha komandat janë së sigurat.
Kodi: Bootrec.exe /FixMbr
Kodi: Bootrec.exe /FixBoot
Kodi: Bootrec.exe /RebuildBcd

Dhe në çdo komandë shtypni butonin Enter.
Në vazhdim bëni një rindezje kompjuterit dhe do të shikoni se gjithçka është rregulluar.
Besoj se këtë do të ndihmojë ndonjë dhe nëse ju është dukur diçka e dobishme jepni një koment. / Tech Al

Printo kete faqe

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *