Samsung Galaxy S7 “konfirmihet” se do jenë dy versione!

samsung-turtle-glass-01-570 Samsung Galaxy S7 “konfirmihet” se do jenë dy versione! Për një gjashtëmujorësh nga tani presim që të shikojmë prezantimin zyrtarë të Samsung Galaxy S7, i cili sipas informacioneve të sakta nga SamMobile do të vijë në dy versione ashtu si paraardhësi i tij Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S6 edge. Është dëgjuar se do të shikojmë ekran 5.2 inç dhe 5.8 inç, por për momentin konfirmohet vetëm që do të kemi një normal dhe një ekran të rrumbullakosur.

Samsung Galaxy S7 “konfirmihet” se do jenë dy versione!

Samsung Galaxy S7 me ekran flat ka kodin e emërimit SM-G930, ndërsa versioni edge ka kodin SM-G935, që të dy versionet konfirmohet që do qarkullojnë në Evropë, Kore, Kinë SHBA, Kanada. Modelit Galaxy S7 pamja e jashtme ka nofkën Project Lucky, kurse të dy versionet thirren Hero dhe Hero 2.

Të dhënat teknike të Galaxy S7

Galaxy-S7-2-versions-570-456x1000Në pjesët teknike të flagship-it të ardhshëm, Samsung provon dy procesorë të ndryshëm, të vetin Exynos 8890 dhe të riun Snapdragon 820 të Qualcomm, por nuk është qartësuar akoma nëse do të përdorë një nga të dy chipsets apo do t’i nxjerrë në qarkullim të dy modelet. Që të dy modelet do të kenë UFS 2.0 flash storage, ka shumë mundësi që të shikojmë kthimin e kartës microSD për rritjen e memories së brendshme. Si përfundim, për kamerën është dëgjuar se mund të ketë dual-sensor setup ose sensor 20 Megapixel ISOCELL
Të gjitha këto për momentin janë vetëm fjalë që qarkullojnë, dhe ne në Tech-Al mundohemi t’iu mbajmë sa më të informuar duke gjetur kanale sa më të besueshme. Por një gjë është e sigurt se me flagship-in e saj të ri Samsung duhet të gjejë një mënyrë për të bërë shitje të mëdha, diçka që nuk mundi të bënte me Samsung Galaxy S6, megjithë ndryshimet rrënjësore në dizajn. /Tech-Al.Info/

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.