Samsung ofron upgrade 5.1.1 Lollipop edhe per Shqiperine

Samsung-Galaxy-Note-4-19-1280x853 Samsung ofron upgrade 5.1.1 Lollipop edhe per Shqiperine Duke filluar nga dita e sotme të gjithë përdoruesit që kanë një telefon smartfon Samsung Note 4 mund të instalojnë versionin e ri Android 5.1.1 Lollipop pa qënë e nevojshme që të bëni root dhe pa shumë ndërlikime.

Samsung ofron upgrade 5.1.1 Lollipop edhe per Shqiperine

Megjithëse instalimi i versionit të ri mund të bëhet shumë kollaj, duke përdorur software update, është e këshillueshme që të bëni një backup telefonit para se të filloni procedurën e instalimit të versionit 5.1.1 Lollipop. Shkarkimi i versionit të ri mund të zgjas nga disa minuta deri në disa orë, në varësi të shpejtësis së internetit që keni. Kurse instalimi zgjat vetëm disa minuta, nëse gjithçka shkon mirë.
image-dc00c93a820216a5e119ab89db642ead15969202f4c07a747f2f600f7269bbcc-V
Gjithëashtu duhet të bëni kujdes që të bateria të jetë mjaft mirë e karikuar që të mos ndërpritet instalimi. Pasi nëse ndodh një gjë e tillë mund të ketë probleme serioze. Versioni 5.1.1 Lollipop është 650.23 mb. Dhe diçka tjetër që duhet të dini është që nëse instalimi versionin e ri nuk mund të bëni downgrade (zbritje) të sistemit për arsye sigurie. /tech-al.info/

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Instagram ka bllokuar shfaqjen e hashtagut #naturalimmunity

Instagram censuron shfaqen e hashtagut natural immunity

Instagram censuron shfaqen e hashtagut natural immunity. Sado e habitshme të na duket, e vërteta …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.