Shefi ekzekutiv i Microsoft jep lamtumiren

Business Leaders Gather In Detroit For The National Business Summit
Business Leaders Gather In Detroit For The National Business Summit

Ndryshimet e shpejta që po ndodhin në teknologjinë kompjuterike duket se po prek edhe shefat e saj. Këtë herë është shefi ekzekutiv i kompanisë shumë të njohur Microsoft, Steve Ballmer. Stev Ballmer u shpreh se “asnjëherë nuk ka një kohë të përkryer për një ndryshim të tillë, por duket se ka ardhur momenti.”Shefi ekzekutiv i Microsoft Steve Ballmer ka deklaruar se brenda vitit të ardhshëm do të dalë në pension.

Tablet PCs

Shefi ekzekutiv i Microsoft jep lamtumiren

Ballmer, tani 57 vjeçar, ka qenë në krye të kompanisë që nga viti 2000 kur zëvendësojë themeluesin e Microsoft Bill Gates. Ballmer dhe Gates u takuan për herë të parë në vitin 1973 kur ata jetonin në të njëjtin konvikt në Universitetin e Harvard . Zoti Ballmer filloi të punonte në Microsoft në vitin 1980, udhëhoqi disa nga departamenet e kompanisë gjatë tre dekadave të fundit dhe u bë një nga këshilluesit kryesorë të zotit Gates para se ta zëvendësonte atë.

Me sa duket ky ndryshim mund të vij edhe nga fakti se në tregun teknologjik po ka një konkurrencë të madhe. Ndonëse Microsoft ka qenë gjithmonë dominues ndaj MAC të Appel dhe Ubuntu Linux duket se konkurrenca me tabletat dhe celularve inteligjent e ka gjunjëzuar. Kohët e fundit kompania ka pasur një rënie të ndjeshme në shitjet e kompjuterëve personal të cilët punojnë me sistemin operativ Windows.


Dhe si për ironi sapo doli lajmi për daljen në pension të Steve Ballmer aksionet e Microsoft pësuan një rritje prej 7 përqind. Deri tani nuk ka asnjë lajmë se cili mund të jetë zvendësuesi i Steve Ballmer por ajo që dihet është se Ballmer do të qëndroi deri sa të emërohet zëvendësuesi i tij. /tech-al.info

 

Printo kete faqe

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *