Shkarkoni falas video nga Youtube me Wondershare

Shkarkoni falas video nga Youtube me Wondershare

Ju ka pëlqyer një video humoristike ose një këngë në faqen më të populluar të internetit, në Youtube? Keni dashur ta shkarkoni për ta pasur ne kompjuterin tuaj? Nëse jeni munduar dhe jeni lodhur shumë duke provuar shumë faqe të cilat janë të tejmbushura me reklama të padëshiruara, ku në shumicën e rasteve janë edhe të infektuar me viruse të ndryshme, këtu do të gjeni zgjidhjen e duhur. Ne kërkuam, testuam dhe ju sjellim një program të lehtë dhe të thjesht në përdorim, që ju të mund të shkarkoni falas video nga Youtube.

Shkarkoni falas video nga Youtube me

 

Këtu ju prezantojmë Wondershare Free YouTube Downloader. Por përse Wondershare Free YouTube Downloader? Sepse Wondershare Free YouTube Downloader është një aplikacion falas për të shkarkuar video nga youtube. Me gjithë ndryshimet që janë bërë nga Youtube, ky version ju jep mundësin për të shkarkuar videot që dëshironi pa shumë mundime.

Wondershare Free YouTube Downloader identifikon automatikisht çdo video në Youtube që luan në shfletuesin tuaj: IE, Firefox ose Chrome kur serfoni në internet. Për të shkarkuar videon, klikoni në butonin Download në cepin e djathtë lart të videos. Një mënyrë tjetër është të kopjoni linkun e videos dhe ngjiteni në butoni Paste URL. Kjo metodë përdoret edhe për të shkarkuar shumë video offline në të njëjtën kohë. Tashmë është shumë e lehtë për të shkarkuar atë që dëshironi. /Tech Al

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Si të instalojmë Signal në kompjuter ose laptop shpjegim

Si të instalojmë Signal në kompjuter ose laptop shpjegim hap pas hapi

Në këtë artikull këtu në do t’ju shpjegojmë se të instalojmë Signal në kompjuter ose …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.