Si permiresohet pozicionimi i nje Web Siti ne Motorret e kerkimin ne internet

Si permiresohet pozicionimi i nje Web Siti ne Motorret e kerkimin ne internetMjetet e kërkimi kanë qenë gjithmonë shërbimi më i popullarizuar në internet, pasi përdoruesit ishin, janë dhe do jenë gjithmonë të detyruar t’i përdorin për të gjetur informacionet që dëshirojnë. Për këtë arsye që nga dita e parë e internetit reklamimi në të ndodhet në qendër të vëmendjes të të gjithë përdoruesve të cilët dëshirojnë me zjarr për të qenë të pranishëm në web.

Si permiresohet pozicionimi i nje Web Siti ne Motorret e kerkimin ne internet

 

Në katalogët e informacioneve (yahoo, answers, etj) gjërat ishin gjithmonë të thjeshta. Të gjithë sitet që janë vendosur aty janë kontrolluar nga persona përgjegjës, pasi pranohen shfaqen në katalog në vendet e përzgjedhura nga administratorët (editors) të çdo kategorie. Pra të vetmen që kanë të bëjnë webmasters për tu pranua siti i tyre është që të plotësojnë një formë formulari, dhe të bëjnë “lutjen e tyre”  pasi zgjidhjet nuk ndikohen nga palët e treta.

Për shumë ndryshe është procedura me motorët e kërkimit si altavista, google, lycos, hotbot etj. Në to mënyra e përzgjedhjes bëhet në mënyrë automatike nga një program i veçantë i njohur si bot apo egent i cili regjistron të gjitha faqet që zbulon në databazën e motorëve të kërkimit, pa ndihmën e njeriut.  Kështu pra, kur një përdorues i motorit të kërkimit bënë një kërkim, duke i dhënë një apo më shumë fjalë-kyçe, motori do të shfaqë në dhjetëshen e parë, nga mijëra faqe, ato që kanë të njëjtat fjalë me ato që programi ka miratuar në mënyrë automatike se janë “më të mirat”. Këto 10 rezultate njihen si më të vlefshme për çdo faqe, sepse si e kemi thënë vizitorët  kanë më shumë mundësi që të shikojë vetëm 10 rezultatet e para për të gjetur informacionin e tyre. Në shpjegimin e Çfarë është SEO?

Popullariteti i 10 rezultateve të para bashkë me karakteristikat e përzgjedhjes automatike ka ndihmuar shumë site për të pasur një popullaritet të lartë, pasi çdo program i regjistrimit automatik dhe i kërkimeve të informacioneve ndiqen nga një sërë procedurash për të paracaktuar klasifikimin. Kështu, veçorit e tyre mund, me pak ose shume mundim, të shfrytëzohen për interesat e cilës do kompani që të siguroj regjistrimin e saj në motorë dhe shfaqjen e sitit të saj në vend të mirë sa herë që një përdorues bënë një kërkim. Teknikat më të populluar që ndiqen për të arritur këtë rezultat do t’i trajtojmë në një artikull tjetër.

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

manualisht kodin e Google Analytics

Si të shtojmë manualisht kodin e Google Analytics në header në SMF

Në keni në një forum sigurisht që ju intereson edhe të mësoni rreth vizitorëve që …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.