Sony: Le ta beje Microsoft hapin e pare

Sony: Le ta beje Microsoft hapin e pareKështu si po shkojnë gjërat, duket se Xbox i ri do të qarkulloj para PlayStation. Në një intervistë që Kazuo Hirai dha për gazetën Londoneze, The Times, presidenti dhe drejtor i përgjithshëm i Sony Corporation, duket i gatshëm për të lënë që Microsoft të bëjë hapin e parë për të zbuluar  platformën e gjeneratës së tetë.

Sony: Le ta beje Microsoft hapin e pare

 

“Përse të tregojmë diçka të parët, kurkonkurrentët tanë mund të shikojnë karakteristikat tona dhe të krijon diçka më të mirë?”- deklaroi Hirai duke risjell  parashikimet e vitit të kaluar që bëhej fjalë për zbulimin e Xbox-it të ri me versionin e sivjetshëm E3 dhe pritjen e Sony-t. Në të vërtet verën e kaluar, kujtojmë se mendimin e Hirai kishte dhe Jack Tretto, president dhe drejtor i përgjithshëm i Sony Computer Entertainment of America, i cili atëherë u shpreh se “Sony nuk shpall as një herë ndonjë gjë i pari. Nuk ishte as një herë më i liri. Është më i miri.”

Sipas fjalëve që qarkullojnë deri më tani, siti Eurogamer ka dhënë këto karakteristika teknike për PlayStation 4 ose PlayStation Orbis:

  • CPU: Eight-core AMD processor running at 1.6GHz
  • Graphics core: Radeon HD hardware, 18 compute units at 800MHz
  • Additional hardware: GPU-like Compute module, some resources reserved by the OS
  • System-on-chip codename: Liverpool
  • Memory: 4GB GDDR5, 512MB reserved by the OS

E3 i sivjetshëm pritet të jetë shumë i suksesshëm, për derisa sa shumica gamers-ave janë të bindur se Xbox i ri do t’i zbulohet publikut. Countdown-i i Microsoft-it ka filluar.

 

 

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.