Tableti më i mirë i Apple!

apple-ipad-2-most-used-tabletTableti më i mirë i Apple! Kohët e fundit hulumtim i kompanisë analitike Localytics tregoi se iPad 2 i Apple është tableti që përdoruesit përdorin më shumë. Dhe ky fakt të mahnit pak nëse marrim parasysh që iPad 2 është model që qarkulloi në vitin 2011 ku karakteristikat teknike të tij për kohën tonë mund të konsiderohen pak të dala mode.

Tablet PCs

Tableti më i mirë i Apple!

Interes të veçantë kishte kërkimi që u bë pasi tregoi gjithashtu se pjesën më të madhe të shitjeve të iPad në muajin Tetor, e zuri iPad 2 i cili qarkulloi më 2011. Tableti i Apple qarkulloi më 2011, me analizë ekrani 102×768 dhe 9.7 inç, ishte më voluminoz, më i avashtë në shpejtësi dhe i pari në kategorinë e 4 viteve më parë.

Hulumtimi u krye në bazë të të dhënave që u morën nga 50 milion iPad, me iPad 2 që zë 20% e iPad-ve aktivë, me iPad mini të zërë vendin e dytë me 18% ndërsa iPad Air në vendin e tretë me 17%. Shumë nga ‘Spese’, logjika thotë se ky model është dashur shumë nga përdoruesit, dhe iPad tregon se aty ku mbaron logjika fillon Apple.

Ndërsa modelet më të reja iPad Air 2 dhe iPad mini 4 zënë vetëm 9% dhe 0.3%, ndërsa modeli i parë iPad që qarkulloi më 2010 zë 3% në pjesën tregtare, me mesazhet që dërgohen drejtë Apple si lumë. Një shpjegim i mundshëm është për faktin se iPad gjatë kohëve janë shitur me çmim oferte në të gjithë planetin, duke i bërë kështu më të arritshëm përdoruesit, ku në shumicën e rasteve kërkojnë një tablet ku bateria të mbajë sa më gjatë, një tablet që të ketë gjërat elementare që mund ta kthejnë në një kompjuter portativ, pa qenë e vështirë për ta pasur me vet.

Apple ipad models low early adoption 1

Gjithashtu, fakti që blerja i një iPad, dhe i cilido tjetër tablet, nuk ka nevojë për ndonjë abonim nga provaiderat e ndonjë kompanie celulare, ka një jetëgjatësi më të madhe, kështu që përdoruesit nuk futen në procedura shitjesh/ndërrimi pasi tashmë e kanë në dorë atë që u nevojitet për të bërë gjërat që duan.

Ja vlen të përmendet gjithashtu se ekziston edhe një rënie në prirjen për të marrë një iPad të ri gjatë muajve të parë që dalin në qarkullim, e cila ka filluar rënien që nga 2012, dhe zbulon krizën në tregun e tabletave në përgjithësi dhe kohet e fundit një statistikë tregoi se ka rënie të porosive të tabletave gati 12.6% gjatë tremujorit të tretë të 2015.

Tregu i iPad nuk po kalon edhe ditët e saj më të mira kohet e fundit, ku edhe sipas statistikave të fundit shitja e tabletave të Apple zënë vetëm 0.2% të tregut. Por kjo ndoshta edhe nga fakti se tani sa vjen po bëhen edhe smartfonat me ekrane të mëdhenj më tredni ku shumë mirë mund të konsiderohen si një mini-tablet ose siç kanë marrë edhe një emër të ri fablet.

 

Printo kete faqe

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *