Tani internet 3G edhe nga Plus

Tani internet 3G edhe nga PlusTani internet 3G edhe nga Plus Siç është bërë e njohur tani prej muajsh kompania e telefonisë celulare Plus ka fituar të drejtën e shpërndarjes të rrjetit 3G në Shqipëri. Faktikisht kompania e kishte fituar tenderin më 15 Shtator të vitit 2014 dhe pritej që punimet të fillonin nga 1 Nëntori i po atij viti. Por me sa duket çështja nuk ka qenë edhe aq e lehtë pasi tani pas gati 5 muaj punësh kompania Plus ofron rrjetin 3G për abonentët e saj.

Tablet PCs

Tani internet 3G edhe nga Plus

Pra janë dashur gati 5 muaj që Plus të ofroi mundësin e rrjetit 3G për abonentët e saj si për video thirrje ashtu edhe për ofrimin e internetit të shpejtësisë 3G. Tani është bërë zyrtare nga Plus Communication që nga data 9 Prill 2015 kryeqytetasit mund të provojnë dhe shijojnë si video thirrjet ashtu edhe navigimin në internet të shpejtësisë 3G. Si fillim kompania ofron internet 3G vetëm për zonën e Tiranës dhe me kalimin e kohës do të shtri valët e rrjetit 3G edhe në qytete të tjera të vendit.

Por por nga kompania nuk është bërë akoma e ditur se me çfarë shpejtësi do të ofroi internetin 3G dhe nëse teknologjia 3G do të ndikojë në paketat aktuale të kompanisë gjithashtu dhe në koston e MegaBits. Por shpresojmë që së shpejti të kemi një lajm zyrtar nga Plus nëse do të ketë ndryshime.

Ndonëse do mundohemi të japim informacione të sakta për shpejtësinë e internetit 3G që do të ofroi Plus, Por kërkojmë edhe ndihmën tuaj nëse është e mundur mund të bëni një testim nëse keni lidhje Plus për të na informuar se cila është shpejtësia e internetit 3G që Plus do të ofroi në Tiranë në zona të ndryshme. Dhe këtu përmendim se shpejtësia e internetit 3G mund të ndryshoi nga një zonë në tjetrën në varësi të ngarkesës, antenës dhe sinjalit të rrjetit.

 

Printo kete faqe
2 Comments

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *