Tashme telefonat iPhone 5S dhe iPhone 5C edhe ne Shqiperi nga AMC

tech-al.info - Tashme telefonat iPhone 5S dhe iPhone 5C edhe ne Shqiperi nga AMCAMC do të ofrojë iPhone 5s, smartphone më të përparuar në botë, si edhe iPhone 5c, iPhone me më shumë ngjyra, në dyqanet AMC duke filluar nga 1 nëntori. AMC u jep mundësinë përdoruesve të iPhone 5s dhe iPhone 5c të lidhen me rrjetin më të shpejtë 3G në vend. 

Tashme telefonat iPhone 5S dhe iPhone 5C edhe ne Shqiperi nga AMC

iPhone 5s i jep kuptim të ri përvojës më të mirë në botë me telefonat inteligjent, në sajë të veçorive të reja që shoqërohen me një dizenjo të hollë e të lehtë. Këtu mund të përmendim procesorin A7 64 bit, ideuar nga Apple, kamerën e re iSight 8 MP, me blic True Tone, si edhe identifikimin me prekje. iPhone 5c vjen me dizenjo të re, me shumë funksione të njohura e të pëlqyera tashme, si ekrani Retina 4 inç, punimi i shpejtë i procesorit A6, kamera iSight 8 MP dhe jeta e gjatë e baterisë. iPhone 5s dhe iPhone 5c kanë kamerën e re HD FaceTime.

iPhone 5s dhe iPhone 5c punojnë me sistemin operativ iOS7, sistemi më i përditësuar që nga dalja e iPhone të parë. Ata kanë ndërfaqe të re, me një paletë elegante ngjyrash dhe lëvizje të pandërprerë, që u jep më shumë gjallëri. Sistemi operativ iOS 7 ka qindra funksione të reja, përfshirë qendrën e kontrollit, qendrën e njoftimeve, kryerjen e disa proceseve njëherësh, AirDrop, fotografinë e përmirësuar, Safari, Siri dhe, për herë të parë, radion iTunes. Ky është një shërbim falas radio në internet, që mbështetet tek muzika që dëgjon përdoruesi në iTunes.

Drejtori Ekzekutiv i AMC, zoti Dimitris Blatsios, me rastin e paraqitjes zyrtare të iPhone 5s në Shqipëri nga ana e AMC theksoi se në momente të tilla kompania përforcon sërish pozitat e saj si pararendëse në teknologji. “Në biznes mund të ketë edhe kompromise, por inovacioni, si vlerë themelore e kompanisë tonë, është i pacenueshëm”, deklaroi zoti Blatsios. “Teknologjia dhe inovacioni e kanë çuar botën përpara, ndaj e konsiderojmë detyrim t’u sigurojmë abonentëve të AMC arritjet më të reja të telekomunikacionit. AMC i ka dhënë e do të vazhdojë t’i japë shoqërisë shërbimet dhe teknologjitë më të mira”, përfundoi Drejtori Ekzekutiv i AMC. Burimi: BalkanWeb

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.