Te rejat e Windows 8

Te rejat e Windows 8Siç është bërë e njohur prej disa kohësh është bërë lançimi i sistemit operativ më të ri të Microsoft Windows, atë të  Windows 8, por çfarë të reje ka?

Të rejat e Windows 8

Ekrani Start ose Nisje.

Ajo që ju intereson më shume do ta gjeni në ekranin Start. Tabelat ekranin Start janë të lidhura me kontakte, aplikacione, dosje, fotografi apo lidhje sitesh dhe gjallërojnë me të rejat më të fundit, kështu që të informohen vetëm me një shikim.

Mausi, tastiera, dhe tani ekran me prekje.

Windows 8 është i përshtatshëm për kompjuterat që kanë tastierë dhe maus,  për kompjuterat që e kanë ekranin me prekje dhe për komjuterat që i kanë të dyja. Cilin do kompjuter që të keni, do të gjeni shpejt dhe qetë mënyra alternimin midis aplikacioneve, lëvizjen e objekteve dhe si të kaloni lehët nga një pikë në tjetrën.

Aplikacione nga  Windows Store

Windows 8shoqërohet me një dyqan për aplikacione, Windows Store. Hapni Store direkt nga ekrani Start, për të shfletuar informacione për gatim, fotografi, sporte, lajme e shumë e shumë të tjera, shumica e të cilave janë falas.

Një fluks me miliona këngë.

Windows 8 përfshin dhe një aplikacion Xbox Music e cila ju siguron të drejtën në një hapësirë të madhe muzike.

Windows-in tujat personal kudo që të ndodheni.

Lidheni me llogarinë Microsoft cilin do kompjuter tuajin me Windows 8 dhe do të shikoni menjëherë në sfond, preferencat e ekranit dhe rregullimet tuaja.

Gjërat që tashmë dinit, akoma më të mira.

Desktop ose tryeza

Desktop ose si njihet në shqip tryeza- me taskbarin e njohur, me dosjet dhe ikonat- janë akoma, dhe tani më të mira se më parë, me një taskbar të ri si dhe një menaxhim i thjeshtuar i skedave.

Sigurimi

Qëndron i informuar dhe i sigurt me Windows Defender, me Murin mbrojtës të Windows dhe me Windows Update.

Shpejtësia

Windows 8 ndizet më shpejtë, bënë një ndryshim më të shpejtë në aplikim dhe e përdorë energjinë më fikse në krahasim me Windows 7.

Përse duhet të merrni Windows 8?

Shkon kudo që shkoni

Fotografit, të dhënat dhe rregullimet tuaja sinkronizohen në mënyrë të lehtë nëpërmjet cloud, duke ju mundësuar që të gjeni çdo gjë të nevojshme pothuajse kudo.

Punë intensive, argëtim intensiv

Me Windows 8 ju jepet mundësia që të bëni kërkim të shpejtë, të shikoji filma, të luani lojëra, të përmirësoni biografin tuaj dhe të krijoni prezantime fantastike, e të gjitha këto në një kompjuter të vetëm.

Të gjitha të dhënat tuaja, i keni pranë

Nëse keni një kompjuter me Windows 7, skedat, aplikacionet dhe rregullimet personale kalojnë shumë lehët tek Windows 8.

Të gjitha programet tuaja, i keni pranë

Të gjitha programe që funksionojnë në Windows 7 funksionojnë edhe në Windows 8.

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.