Telefoni me i forte Samsung, Galaxy Xcover 3 dhe cmimi!

Telefoni me i forte Samsung, Galaxy Xcover 3 dhe cmimi!Telefoni me i forte Samsung, Galaxy Xcover 3 dhe cmimi! Po kërkoni për një smartphone të mirë, të bukur dhe në të njëjtën kohë të jetë shumë rezistent? Samsung ju sjell zgjidhjen. Duke dashur që të kënaq dashamirësit e tij modeloi një telefon inteligjent që jo vetëm të jetë i bukur dhe elegant, por, dhe që të duroi në çdo rast me kushte ekstreme. Aparati pritet që të prezantohet në CeBIT nga data 16 deri më 20 Mars në Gjermani.

Telefoni me i forte Samsung, Galaxy Xcover 3 dhe cmimi!

Modeli i ri i Samsung, Galaxy Xcover 3, mund të duroi në temperatura të larta, në lagështi, në shi dhe në lartësi. Gjithashtu, është i durueshëm ndaj pluhurit, tronditjeve, i palagëshëm me garancinë e IP67 dhe mund të duroi i zhytur në uji deri në 1 metër përafërsisht 30 minuta. I riu Galaxy Xcover 3 do të dalë në qarkullim me një çmim rreth 275 euro dhe do të jetë i disponueshëm për tu blerë në Prill.
Parametrat e Samsung Galaxy Xcover 3:

  • 4.5 inç ekran me analizë 480×800 pixels
  • 1.2 GHz me dybërthamësh procesor
  • 1.5 GB memorie RAM
  • Sistem Android 4.4 KitKat dhe mund të bëhet upgarde Lollipop 5.0
  • 5 MP kamera të pasme, 2 MP kamera e parme
  • 8 GB vend ruajtje, me shtim me kartë microSD
  • Bateria Li-Ion 2200 mAh
  • Ngjyra, gri

Lajmi është vërtetuar edhe nga vetë Samsung, por për sa i përket më shumë hollësi ne lidhje me të riun Galaxy Xcover 3 do të njoftohen javën tjetër në Gjermani. /tech-al.info/

 

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.