Televizori më i shtrenjtë në botë vjen nga Sharp me 8K rezolucion!

sharp-8k-tv-02-570
Televizori më i shtrenjtë në botë vjen nga Sharp me 8K rezolucion! Duke filluar nga 30 tetori Sharp do të jetë kompania e parë në botë që do të hedh në treg televizor 8K. Por cili do që ta blejë do i duhet ta fusë thellë dorën në xhep dhe të nxjerr 133.000 dollarë. Modeli Sharp LV-85001 është 85 inç dhe dëgjohet tërheqëse, por pyetja është çfarë do shikosh pasi momentalisht vështirë të gjesh dhe material 4K.

Televizori më i shtrenjtë në botë vjen nga Sharp me 8K rezolucion!

sharp-8k-tv-01-5701Rezolucioni standart i televizorit 8K është 7680×4320 pixels, që do të thotë 38 milion pixels në ekran. Televizori 8K jep 4 herë rezolucionin e 4K (9 milion pixels dhe rezolucion 4096×2160) dhe 16 më shumë nga 1080p HDTV (2 milion pixels me rezolucion 1920×1080).
Që të shikosh video 8K në televizorin e ri Sharp LV-85001 duhet të përdorësh dhe kabëll 4 HDMI dhe të kesh një kompjuter që mbështet 8K video output.

sharp-8k-tv-03-570Ideja e një televizori 8K mund të të mahnit, por për momentin prodhuesit do të përqendrohen më shumë tek e vonuar nga publiku i gjërë teknologjia 4K. Teknologjia 8K pritet të avancojë nga 2016 deri më 2019, për momentin vetëm NHK japoneze ka njoftuar projekte dhe emisione të materialeve 8K.
Kompania Sharp me këtë televizor synon veçanrisht përdoruesit profesional si për shembull muze që duan të transmetojnë vepra arti, industritë dizinjuese do të mund ta përdorin për të treguar projektet e tyre, por mund të përdoret edhe nëpër spitale për operacionet me vegla robotike të vogla. Po ju si mendoni do ta blini televizorin 8K? /Tech-Al.Info/

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Microsoft Lumia 650 çmimi!

Microsoft Lumia 650 çmimi! Smartfoni i ri i Microsoft, Lumia 650, është një smartfon që …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.