Top 5 aplikacionet me te mira per leximin e ePub ne Android

Top 5 aplikacionet me te mira per leximin e ePub ne AndroidKur blejmë një aparat të ri ose duam të provojmë një teknologji të re, gjëja e parë që bëjmë është: hapim katalogun dhe lexojmë se si ta përdorim më mirë dhe të mos bëjmë gabime, por gjithashtu edhe për të mos humbur kohë. Por kjo ndodh kur ekziston një katalog, por çfarë ndodh kur nuk ka një katalog? Atëherë pyesim ose kërkojmë për të mësuar. Edhe ne u shtruam një mbrëmje dhe e gdhimë, në kuptimin e plot të fjalës, për të gjetur aplikacionet më të mira që të lexoni librat te formatit ePub për smartphone (telefon inteligjent) apo tablet tuaj.

Top 5 aplikacionet me te mira per leximin e ePub ne Android

Testuam pothuajse gjithçka, gati më shumë se 70-80 aplikacione të ndryshme që ofronin leximin e formatit ePub. Dhe në shumë e shumë testimesh përpiluam një listë me 5 aplikacionet më të mira që lexojnë formatin ePub. Lista fillon nga aplikacioni i mirë tek më i mirë për leximin e librave ePub. Dhe në këtë listë të gjitha aplikacionet ofrohen plotësisht falas.

PagePlace Reader -Top 5 aplikacionet me te mira per leximin e ePub ne Android
PagePlace Reader

5.) PagePlace Reader
Një përvojë krejtësisht e re në eReading me aplikacioni PagePlace Reader! Ky aplikacion vjen me një përmirësim thelbësorë në funksionimin e tij. Nga tani e në vazhdim, nuk është se mund ta përdorni PagePlace Reader tuaj vetëm para se të blini ePublications, por mund ta përdorni edhe për të hapur dhe lexuar të gjitha shkrimet dhe eBooks të formatit ePub ose PDF. Mund të keni akses në një gamë produktesh në më shumë se 260.000 eBooks, ePapers dhe eMagazines në faqen e www.pageplace.de / en. Por ky aplikacion ka një gjë negative, pasi për të pasur akses të plotë duhet të bëni një regjistrim dhe më pas mund të keni akses në 260.000 eBooks që premton krijuesi i aplikacionit.

4.) eBook Reader

EBook Reader & EPUB Reader - Top 5 aplikacionet me te mira per leximin e ePub ne Android
EBook Reader & EPUB Reader

eBook Reader është një aplikacion i shpjet dhe shumë i përshtatshëm për leximin e shkrimeve për të gjithë aparatet që funksionojnë më Android OS. eBook Reader ju ndihmon që të keni akese dhe përdorim të lehtë për të administruar të gjithë ebooks tuaj.
Formatet që mbështet eBooks reader:
Includes a browser/downloader for network e-book catalogs/stores.
– Several popular English, French, Russian, Chinese and Polish libraries are included.
– Custom OPDS catalogs are supported.
– Alternatively you can download books manually and put them into /sdcard/Books catalog on your device.
– Can use external TrueType/OpenType fonts.
– Text highlighting
– Book marks
– Day/Night read mode
– Search text
– Screen orientation control
– Zoom in and Zoom out
– Reading page Navigate
– Text settings
– Colors and wallpapers settings
– Dictionary settings
– eBooks search

NeoSoar eBooks PDF&ePub reader - Top 5 aplikacionet me te mira per leximin e ePub ne Android
NeoSoar eBooks PDF&ePub reader

3.) NeoSoar eBooks
NeoSoar eBooks është një lexues i mirë i formateve PDF dhe ePub, nuk është e nevojshme që të keni lidhje në internet për ta përdorur këtë aplikacion, mund të ngarkoni çdo eBooks që dëshironi në internet dhe të shkarkoni formate PDF dhe ePub. NeoSoar eBooks ju jep mundësin që të zgjidhni shkrimin dhe ta kërkoni menjëherë në fjalor, ka edhe mundësin e multi-gjuhës për përkëthim të të gjithë kontekstit, gjithashtu të kërkoni shumë lehtë në internet dhe në Wikipedia, dhe rezultatet mund ti ruani në shënimet personale vetëm me një klikim, nuk ju nevoitet fare të përdorni copy/paste. NeoSoar eBooks mbështet dhe Adobe DRM.
Formatet që mbështetë NeoSoar e Books:
PDF
ePub
Adobe DRM PDF
Adobe DRM ePub

Universal Book Reader - Top 5 aplikacionet me te mira per leximin e ePub ne Android
Universal Book Reader

2.) UB Reader
Universal Book reader është një aplikacion eBooks falas që ju mundëson edhe ky leximin e formateve ePub dhe PDF. Në dyqanin e e-Books në aplikacion, mund të shfletoni dhe të blini më shumë se 560.000 libra në 9 gjuhë të ndryshme, ndër të cilët mijëra libra falas dhe shitjet më të nxehta. Aplikacioni vjen me një elegancë dhe i favorshëm për përdoruesin interface duke ju ofruar një përvojë të veçantë për lexuesit që përdorin Android smartphone dhe tableta. Një aplikacion i plot lundrimi në arkiv i lejon përdoruesit që të lexojë çdo eBooks që ka të ruajtur në aparatin e tij. UB Reader hap gjithashtu Adobe DRM që janë formate të mbrojtura në formate ePub dhe PDF.

Moon+ Reader - Top 5 aplikacionet me te mira per leximin e ePub ne Android
Moon+ Reader

1.) Moon+ Reader
Dhe ja ku erdhëm edhe në vendin e parë. Ky aplikacion i të gjitha sa referuam më lartë. Moon+ Reader ofrohet falas por ka edhe një version me pagesë, me çmim $4,99, duke ofruar disa mundësia shtesë për një lexim më profesionistë. Por ky aplikacion mbështet në mënyre të plote edhe formatin ePub3 Popup footnote, gjithashtu edhe konvertim videoje. Ndër formatet që mbështet Moon+ Reader janë: epub, mobi, chm, cbr, cbz, umd, fb2, txt, html, rar, zip or OPDS. Moon+ Reader mund ta përdorni në 40 gjuhë të cilat janë: English, አማርኛ, العربية, հայերեն, Български, català, český, dansk, Nederlands, eesti, suomi, français, galego, საქართველოს, Deutsch, ελληνικά, עברית, magyar, Indonesia, italiano, 日本語, 한국어, македонски, persan, polski, português, português brasil, român, русский, српски, 简体中文, slovenských, slovenskega, español, Svenskt, 繁體中文, ภาษาไทย, Türk, yкраїнський, Việt.

Pra kjo ishte lista e top 5 aplikacionet më të mira për leximin e ePub për Android. Më poshtë mund të jepni mendimin tuaj se çfarë përshtypjesh ju kanë lënë këto aplikacione. Gjithashtu nëse keni gjetur ndonjë aplikacion tjetër për leximin e formateve ePub ndihuni të lirshëm ta ndani edhe vizitorët e Tech Al.

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Si të instalojmë Signal në kompjuter ose laptop shpjegim

Si të instalojmë Signal në kompjuter ose laptop shpjegim hap pas hapi

Në këtë artikull këtu në do t’ju shpjegojmë se të instalojmë Signal në kompjuter ose …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.