Vendet me internet më të shpejtë në botë

Vendet me internet më të shpejtë në botëKompania Akamai Technologies publikoi një hulumtim për vendet që kanë internet me të shpejtë. Sigurisht që sa për Shqipërinë nuk bëhet fjalë që të jetë në dhjetëshen e parë, pasi janë tepër larg në krahasim me vendet që janë radhitur së 10 vendet me internet më të shpejtë në botë. Por surpriza është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ndodhet në krye të renditjes por është në vendin e 14 por internetin më të shpejtë, pavarësisht se Google para disa kohësh arriti shpejtësinë maksimale në një testim të bërë ne Amerikë.

Vendet me internet më të shpejtë në botë

 

Lista e 10 vendeve me internet më të shpejtë në botë është:

10.) Singapori me 30,7 megabits për sekondë.

9.) Izraeli me 31,1 megabits për sekondë.

8.) Bullgaria me 32,1 megabits për sekondë.

7.) Zvicra me 32,4 megabits për sekondë.

6.) Belgjika me 32,7 megabits për sekondë.

5.) Rumania me 37,4 megabits për sekondë.

4.) Lituania me 37,5 megabits për sekondë.

3.) Japonia me 42,2 megabits për sekondë.

2.) Koreja e Jugut me 48,8 megabits për sekondë.

1.) Hong Kong me 54,1 megabits për sekondë.

Pra interesante është se në 10tshen me internet më të shpejtë bënë pjesë dhe Bullgaria që nuk është dhe shumë e dëgjuar për teknologji, por urojmë dhe shpresojmë që edhe Shqipëria të përmirësoj cilësinë dhe shpejtësinë për shpërndarjen e internetit për publikun e gjerë.

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.