Versioni i ri iOS 7.0.3, tashme eshte gati per shkarkim

Versioni i ri iOS 7.0.3, tashme eshte gati per shkarkimVersioni i ri iOS 7, iOS 7.0.3, tashmë është gati për shkarkim. Versioni i ri ofrohet si gjithmonë falas për aparatin tuaj të dashur iPad, iPod, iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5C dhe iPhone 5S. Kurse për modelet e rinj iPad Air dhe iPad mini 2 nuk është i nevojshëm ky përditësim. Por çfarë bënë versioni i ri iOS 7.0.3 dhe përse është e domosdoshme që të bëni përditësim versionin e ri?

Tablet PCs

Versioni i ri iOS 7.0.3, tashme eshte gati per shkarkim

Përditësimi i versionit iOS 7.0.3 rregullon problemet me iMessage, Lock Screen Bug, iCould dhe tek iPhone 5S Accelerometer. Gjithashtu, versioni i ri iSO 7.o.3 rregullon edhe tre problemet që janë zbuluar kohët e fundit: problemi i parë defekti që u lejonte të panjohurve të ç’kyçnin iPhone-n apo iPad-in edhe përse mund të kishte të aktivizuar kodin PIN, problemi dytë ishte se disa nuk mund të dërgoni iMessage dhe problemi tretë ishte treguesit e accelerometer në iPhone 5S.

Një ndryshim të menjëhershëm që do ketë është pakësimi efekteve në iOS 7.0.3 për të gjithë ata që kanë aktivizuar opsionin Reduce Motion. Tashme programi përdor fade in dhe fade out fx gjatë hapjes dhe mbylljeve të aplikacioneve. Që të mund të funksionojnë plotësisht animations me zoom do të duhet të çaktivizoni opsionin Reduce Motion. Kjo do të thotë që duhet të aktivizuar edhe iOS 7 parallax fx  që mund të ketë ndonjë ndikim në bateri për sa i përket iPhone 5 ose modeleve më të vjetër.

Versioni i ri iOS 7.0.3

Karakteristikat teknike: Përditësimi i iOS 7.0.3 për iPhone 5 është 67.7 MB dhe përfundon brenda disa minutave pas shkarkimit dhe instalimit. Për të gjithë ata që përdorin iCloud çdo ditë do të marrin në mënyrë të veçantë veçori të reja dhe një siguri akoma më të madhe të iCloud Keychain por edhe përmirësime në iWork apps. Urojmë që versioni i ri iOS 7.0.3 të mos këtë më problem serioze për sa i përket si sigurisë por edhe përdorimit. /tech-al.info

 

Printo kete faqe
One Comment

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *