Versioni ri Firefox 20.0.1 shkarkoni falas

Versioni ri Firefox 20.0.1 shkarkoni falasVersioni ri Firefox 20.0.1 shkarkoni falas Mozilla Firefox ka nxjerrë versionin e saj të ri 20.0.1. Por çfarë karakteristika dhe gjëra të reja ka versioni i ri Mozilla 20.0.1? Versioni i ri Mozilla Firefox 20.0.1, ka disa karakteristika të reja, por ajo që është më kryesorja është se më versionin e ri përdoruesit e internetit nga kompjuterët por dhe ata që përdorin sisteme Android kanë mundësin për të krijuar shfletues (browsing) private në të njëjtën dritare (tab) dhe pa iu dashur që të hap në të re.

Aplikacionet e Facebook: Mësoni sa të rrezikshme janë

 

Një karakteristik tjetër është dhe për sa i përket menaxhimit të shkarkimeve ( download menager), gjithashtu dhe mundësin personalizimin e shkurtoreve në faqen hyrëse (home screan) për faqet që keni vizituar më shpesh. Por gjithashtu mbështetje dhe për HTML5 dhe WebRTC. Për më tepër, versioni i ri Firefox për Android mbështet akoma më shumë aparate që përdorin procesorë ARMv6.

 

Shtylla e Mahnitshme

Hapini site-et tuaj të parapëlqyer pa humbur kohë – edhe kur nuk i mbani mend URL-të. Shkruani një fjalë te shtylla e vendeve (i njohur edhe si Shtylla e Mahnitshme) dhe funksioni i vetë plotësimit do të paraqesë përputhje të mundshme prej historikut tuaj të shfletimit, site-e të faqeruajtur dhe skeda të hapura.


Shtylla e Mahnitshme mëson nga sjellja juaj, ndërkohë që e përdorni—me kalimin e kohës, i përshtatet parapëlqimeve tuaja dhe ofron përputhje më të përafërta. E kemi ujdisur që t’ju japim kontroll më të madh mbi përfundimet (përfshi rregullimet e vetësisë) dhe ia kemi rritur suksesshmërinë, që të gjeni çka kërkoni edhe më shpejt.

 

 

 

Download-Logo

Download-Logo Mac

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Tani fjalori shqip shqip përsëri për shkarkim falas!

Tani fjalori shqip shqip përsëri për shkarkim falas! Tech Al ka vendosur përsëri për shkarkim …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.