iPad mini 4 me procesor A8, 2GB RAM dhe bateri më të vogël! Në kontrast me prodhuesit e tjerë, gjatë prezantimit zyrtar të saj kompania Apple i shmanget karakteristikave teknike, si për shembull: bërthamat e procesorit, memoria RAM, madhësia e baterisë etj, të modeleve të reja. Taktika e saj është që të mos merret shumë me numra.
iPad mini 4 me procesor A8, 2GB RAM dhe bateri më të vogël!
Apple i paraqet aparatet duke thënë si për shembull është x herë më e shpejtë nga paraardhësi i tij, ka një bateri që zgjatë më shumë e gjëra të këtilla.
Për modelin e ri iPad 4 Apple e bëri prezantimin në pothuajse 30 sekonda pa iu referuar shumë hollësive, duke thënë se ka të njëjta aftësi me iPad Air 2, por është më i vogël, peshon vetëm 295 gram dhe kushton 399 dollarë.
Karakteristikat teknike të iPad mini 4
Por iFixit e mori në dorë tabletin dhe na jepë më shumë hollësira për karakteristikat teknike. iPad mini 4 ka procesor Apple A8, i cili u dukë në benchmarks që është pak më i shpejtë se iPhone 6, vërtetohet që ka memorie RAM 2GB por edhe që ka bateri më të vogël.
E çuditshëmja është se iPad mini 3 mbanë bateri 6471mAh ndërsa bateria ë iPad mini 4 është 5124mAh. Apple pohon se që të dyja kanë të njëjtën kohëzgjatje të baterisë. Por gjithsesi ndryshimi prej 1300mAh duket goxha i madh që të mbulohet vetëm nga përshtatjet softuerike. Gjithsesi ai është shefi i di më mirë gjërat, në thjesht shprehim merakun tonë. /Tech-Al.Info/