iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus tani edhe në Shqipëri nga Vodafone! Lajme të mira vijnë për të gjithë simpatizantët e iPhone, tani flagship-at e Apple vijnë edhe në tregun Shqiptar nga Vodafone. Duke filluar nga tani iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus mund t’i pirosisni direkt nga dyqanet e Vodafone Albania.
iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus tani edhe në Shqipëri nga Vodafone!
Pra, duke filluar që nga dita e djeshme, 16 Tetor, të gjithë blerësit shqiptar mund të kenë në duart e tyre një smartfon të ri iPhone 6S ose iPhone 6S Plus. Momentalisht flagship-at e rinj ofrohen vetëm në dyqanet e Vodafone në Tiranë, filiali tek blloku dhe filiali tek Myslym Shyri, por shumë shpejtë do të shpërndahen edhe në dyqanet e tjera të Vodafone.
iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus janë të zhbllokuar dhe mund të përdoren nga çdo provajder tjetër. Shuma e aparateve është e limituar prandaj nëse dëshironi që të keni një iPhone 6S të ri apo iPhone 6S Plus duhet të kaloni nga dyqanet Vodafone për të bërë porosin. Për momentin janë të disponueshëm të gjithë modelet e iPhone si për iPhone 6S edhe për iPhone 6S Plus. Tani përsa i përketë çmimit të iPhone 6S fillon nga 97,900 Lekë dhe çmimi i iPhone 6S Plus fillon nga 111,400 Lekë. Çmimet janë për abonentët me kontratë dhe kontrata është dyvjeçare. Kurse përsa i abonentëve me parapagesë nuk kemi ende ndonjë çmim fillestarë. Për më shumë hollësira përsa i përketë iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus shikoni karakteristikat teknike iPhone 6S dhe karakteristikat teknike iPhone 6S Plus. /Tech-Al.Info