Shqipëria bllokon rrjetin social TikTok. Shqipëria ka njoftuar një ndalim njëvjeçar të TikTok-ut pas vrasjes së një adoleshenti muajin e kaluar, ngjarje që ngriti shqetësime mbi ndikimin e rrjeteve sociale tek fëmijët.
Shqipëria bllokon rrjetin social Tik Tok
Kryeministri, Edi Rama, konfirmoi ndalimin si pjesë e një plani më të gjerë për të bërë shkollat më të sigurta. Vendimi u morë pas takimeve me grupe prindërish dhe mësuesish nga mbarë vendi.
“Për një vit, do ta mbyllim plotësisht për të gjithë. Nuk do të ketë TikTok në Shqipëri,” deklaroi z. Rama.
TikTok-u, i pyetur të shtunën për të komentuar, kërkoi “qartësi urgjente nga qeveria shqiptare” në lidhje me rastin e adoleshentit të vrarë me thikë.
Kompania tha se nuk kishte “gjetur prova që autori apo viktima kishin llogari TikTok, dhe raporte të shumta kanë konfirmuar se videot që çuan në këtë incident ishin postuar në një platformë tjetër, jo në TikTok.”
Rama ka fajësuar rrjetet sociale, veçanërisht TikTok-un, për nxitjen e dhunës mes të rinjve brenda dhe jashtë shkollave.
Shqipëria nuk është vendi i parë që ka marr masa kundër TikTok. Disa vende evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Belgjikën, kanë vendosur kufizime mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët. Në një nga rregulloret më të ashpra në botë kundër rrjeteve sociale është Australia. Australia miratoi në nëntor një ndalim të plotë të rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç.
Rama ka fajësuar rrjetet sociale, veçanërisht TikTok-un, për nxitjen e dhunës mes të rinjve brenda dhe jashtë shkollave. Vendimi i qeverisë së tij vjen pasi një nxënës 14-vjeçar u vra me thikë në nëntor nga një bashkëmoshatar.
Mediat lokale raportuan se incidenti ndodhi pas mosmarrëveshjeve mes dy djemve në rrjetet sociale. Gjithashtu, video të të rinjve që mbështesnin vrasjen ishin publikuar në TikTok.
“Problemi sot nuk janë fëmijët tanë, problemi sot jemi ne, problemi sot është shoqëria jonë, problemi sot është TikTok-u dhe të gjitha të tjerat që po i marrin peng fëmijët tanë,” tha Rama.
Fëmijët shqiptarë përbëjnë grupin më të madh të përdoruesve të TikTok-ut në vend, sipas studiuesve vendas.
Ka pasur një shqetësim të shtuar nga prindërit shqiptarë pas raporteve për fëmijë që marrin thika dhe objekte të tjera në shkollë për t’i përdorur në grindje apo raste të bullizmit të nxitura nga video që shohin në TikTok.
Shqipëria është një vend shumë i vogël për të detyruar TikTok për ndryshim të algoritmit të tij në mënyrë që të mos promovojë “riprodhimin e ferrit të pafund të gjuhës së urrejtjes, dhunës, bullizmit dhe të tjera si këto,” tha zyra e Ramës të shtunën. Sipas saj, në Kinë, TikTok-u “parandalon fëmijët që të përfshihen në këtë humnerë”.
Autoritetet kanë ngritur një sërë masash mbrojtëse në shkolla, duke filluar me një prani të shtuar të policisë dhe një bashkëpunim më të ngushtë me prindërit.
Rama tha se Shqipëria do të ndjekë mënyrën se si kompania dhe vendet e tjera reagojnë ndaj mbylljes njëvjeçare përpara se të vendosë nëse do të lejojë TikTok-un të rifillojë operacionet në Shqipëri.
Jo të gjithë janë dakord me vendimin e Ramës për të mbyllur TikTok-un. “Vendimi diktatorial për të mbyllur platformën e rrjeteve sociale TikTok … është një akt i rëndë kundër lirisë së shprehjes dhe demokracisë,” tha Ina Zhupa, një deputete e Partisë Demokratike opozitare. “Është një akt i pastër elektoral dhe abuzim me pushtetin për të shtypur liritë.”
Ndalimi pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm. /Tech-Al