News

YouTube merë masa për kanalet që përdorin clickbait

YouTube merë masa për kanalet që përdorin clickbait

YouTube merë masa për kanalet që përdorin clickbait. YouTube ka njoftuar në blogun zyrtar disa masa të reja për të gjithë ata që përdorin tituj ose miniatura në video.

YouTube merë masa për kanalet që përdorin clickbait

“Po forcojmë përpjekjet tona për të luftuar clickbait-in e tepruar në YouTube. Kjo do të thotë se planifikojmë të rrisim masat kundër videove ku titulli ose imazhi i thumbnail-it premton diçka që videoja nuk e përmban. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur videoja trajton tema si lajmet e fundit ose ngjarjet aktuale, duke siguruar që shikuesit të mos mashtrohen për atë që shohin në YouTube. Fillimisht, do të zbatohet gradualisht në Indi gjatë muajve të ardhshëm.” deklaron kompani në njoftim.

Çfarë është clickbait-i mashtrues?

Clickbait është një term anglez që përdoret kur titulli ose imazhi i një videoje përfshin premtime ose pretendime që nuk përfshihen brenda videos (ose artikullit), veçanërisht kur përmbajtja fokusohet në lajmet e fundit ose ngjarjet aktuale. Kjo mund të bëjë që shikuesit të ndihen të mashtruar, të zhgënjyer, ose edhe të keqinformuar—sidomos kur ata kërkojnë informacion të rëndësishëm ose në kohë reale në YouTube.

Shembuj:

  • Një titull videoje që thotë: “Presidenti dha dorëheqjen!” kur videoja nuk trajton fare temën e dorëheqjes së presidentit.
  • Një imazh thumbnail që shkruan “Shikoni pamjet e arrestimit të…” në një video që nuk përmban asnjë mbulim të lajmeve.

Veprimet e ardhshme dhe informimi i krijuesve

“Për t’i dhënë kohë krijuesve të përshtaten me këto përditësime, fillimisht do të heqim përmbajtjen që shkel këtë politikë pa dhënë një penalitet (strike). Ndërsa vazhdojmë edukimin e krijuesve, përpjekjet tona për zbatim do të fokusohen në videot e reja që do të ngarkohen në të ardhmen.” – vazhdon me tej njoftimi.

Kjo lëvizje është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të YouTube për të përmirësuar cilësinë e përmbajtjes dhe për të luftuar keqinformimin në platformën e saj. Kompania synon të mbrojë përdoruesit nga përmbajtja mashtruese dhe të ruajë besueshmërinë e platformës.

Urojmë që këto masa të aplikohen sa më shpejtë edhe në Shqipëri pasi është për të ardhur keq, por mediat e mëdha janë ato që përdorim më shumë tituj “bombastikë” për të mashtruar ose për të përfituar më shumë nga lajme të rreme. /Tech-Al.info

Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Related Articles

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button