OpenAI transformohet në kompani fitimprurëse në 2025
OpenAI transformohet në kompani fitimprurëse në 2025. OpenAI po transformohet në një kompani fitimprurëse për të tërhequr investime. OpenAI ka njoftuar planet e saj për t’u shndërruar në një kompani fitimprurëse. Sipas kompanisë, kjo bëhet që të tërheqë investime dhe të avancojë zhvillimin e inteligjencës artificiale.
OpenAI transformohet në kompani fitimprurëse në 2025
Duke konfirmuar informacionet e muajve të fundit, OpenAI planifikon të ndryshojë strukturën e saj organizative dhe të kalojë në një model fitimprurës. Sipas një njoftimi të publikuar të premten, bordi drejtues i OpenAI do të zëvendësojë strukturën ekzistuese me një model të ri. Ky ndryshim bëhet për të transferuar kontrollin tek dega e saj fitimprurëse.
Sipas planeve, OpenAI do të transformohet në një “Korporatë për Përfitim Publik” (Public Benefit Corporation – PBC) deri në vitin 2025. Ky model tashmë ndiqet edhe nga konkurrentë si: Anthropic dhe xAI e Elon Musk. Sipas informacioneve që qarkullojnë nga shtatori referojnë se drejtori ekzekutiv, Sam Altman, do të marrë rreth 7% të aksioneve si pjesë e këtij tranzicioni. Ndonëse ai e ka mohuar, rrjedhja e ngjarjeve po vërteton të kundërtën.
Bordi drejtues theksoi se ky transformim është i nevojshëm për të siguruar kapitalin e kërkuar, pasi “qindra miliarda dollarë” investohen aktualisht në zhvillimin e inteligjencës artificiale. Entiteti jofitimprurës i OpenAI do të mbajë një pjesë të aksioneve në biznes, por do të humbasë rolin e mbikëqyrjes.
Nën strukturën e re, sektori jofitimprurës do të funksionojë në mënyrë të pavarur, me ekipin e tij drejtues. Kompani premton se ky sektor do të fokusohet në iniciativa filantropike në fushat e shëndetësisë, arsimit dhe shkencës. Vlerësimi i aksioneve që do t’i jepen këtij sektori do të bëhet nga këshilltarë të pavarur financiarë.
Megjithatë, tranzicioni përballet me sfida. Elon Musk ka paraqitur një kërkesë për të ndaluar transformimin e OpenAI në kompani fitimprurëse, ndërsa drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të Kalifornisë, Rob Bonta, të bllokojë këtë proces.
Kjo vendimarrje vjen pas muajsh thashethemesh dhe tensioneve, përfshirë krizën e fundit drejtuese që çoi në largimin e përkohshëm dhe rikthimin e Sam Altman si drejtor ekzekutiv. /Tech-al.info