Si të përditësojmë Windows 11 manualisht
Si të përditësojmë Windows 11 manualisht. Me qarkullimin e Windows 11 Microsoft nxori jashtë përdorimit të gjithë kompjuterët janë më shumë se 5 vjet. Ndonëse ekzistojnë disa truke se si mund të instalojmë Windows 11 në kompjuter në kompjuter të vjetër, Microsoft kishte deklaruar se me versionin Windows 11 24H2 do të mbyllte portat për anashkalimin e instalimit në pajisje të vjetra. Por në një njoftime të ri Microsoft deklaroi se do të lejoi instalimin e Windows 11 në kompjuterë të vjetër, por nuk do të mund të marrin përditësime automatikisht. Në këtë artikull do të shpjegojmë hap pas hapi se mund të përditësojmë Windows 11 manualisht.
Si të përditësojmë Windows 11 manualisht
Përse janë të rëndësishme përditësimet
Si fillim le të themi se përse janë të nevojshme përditësime. Pavarësisht që shumë janë ata që këmbëngulin se përditësime jo vetëm nuk duhen bërë dhe janë të panevojshme madje edhe të rrezikshme, e vërteta është krejt e kundërta. Përditësime nuk sjellin vetëm risi, por bëjnë edhe rregullime të nevojshme për mirëfunksionimin e sistemit operativ. Gjithashtu përditësimet mbyllin edhe vrima në siguri. Shpesh kam parë që përdoruesit e thjesht dhe mesatar nuk interesohen për përditësime pasi mendojnë meqenëse nuk kanë gjëra personale ose delikate në kompjuter, nuk kanë pse bëjnë përditësime. Por të mos harrojmë, nëse nuk bëjmë përditësime e nevojshme të sistemit operativë, jo vetëm vendosim veten në rrezik që të bëhemi pre e hakerave, por mund të vendosim kompjuterin tonë në shërbim të tyre.
Meqenëse shpjeguam pse është e nevojshme të bëjmë përditësim të Windows. Le të shikojmë tani se si mund të përditësojmë Windows 11.
Si fillim të shikojmë nëse disa përditësime mund të bëhen duke përdorur Windows Update. Këtë e bëjmë duke klikuar Start (Nisje). Pastaj shkojmë Settings (Parametrat) dhe tek dritarja që hapet klikojmë Windows Update dhe pastaj Check for Update (Kontrollo për përditësim).
Nëse shikojmë që aty nuk na shfaqen më përditësime vazhdojmë me hapin e dytë. Hapim shfletuesin e preferuar për tu futur në internet dhe futemi në https://www.catalog.update.microsoft.com/Home.aspx , kjo faqja është katalogu i përditësimeve të Microsoft. Tek katalogu tek kutia e kërkimit shkruajmë numrin e përditësimit të fundit. Në përgjithësi përditësimet kanë një kodë prsh (KB5046732). Nëse nuk kemi informacione për kodin e përditësimit, atëherë shkruajmë në kutinë e kërkimit (Search) Windows 11 dhe do të na shfaqen të gjithë përditësimet.
Këshilla për përditësim të sigurt
Përgatitja: Bëni kopje rezervë të të dhënave tuaja të rëndësishme përpara se të instaloni përditësimet.
Hapësirë e mjaftueshme ruajtëse: Sigurohuni që disku juaj të ketë hapësirë të mjaftueshme për instalimin e përditësimeve.
Lidhja e qëndrueshme në internet: Një lidhje e qëndrueshme dhe e shpejtë do të sigurojë një shkarkim të qetë të përditësimeve. /Tech-Al.Info