MacBook Air M4 vjen me katër veçori të reja. MacBook Air, Mac-u më i shitur i Apple, së shpejti do të përmirësohet—ndoshta si produkti i parë që Apple do të lançojë në 2025. Këtu në Tech-Al do ju paraqesim katër veçori të reja që do të sjellë MacBook Air M4 kur të mbërrijë.
Jetëgjatësia më e mirë e baterisë
Jetëgjatësia e baterisë
Çipi M4 i Apple ka treguar vazhdimisht se efikasiteti i tij i përmirësuar sjell përfitime reale për jetëgjatësinë e baterisë.
Pamë përmirësime në jetëgjatësinë e baterisë te MacBook Pro M4. Apple arriti jetëgjatësinë e baterisë dy orë më shumë krahasuar me modelin M3. Po ashtu, kur doli pajisja e parë M4—iPad Pro—ajo ofroi të njëjtën jetëgjatësi baterie si paraardhësi. Këtu është për tu theksuar pavarësisht një dizajni shumë më të hollë që kishte më pak hapësirë për bateri.
Me sa dimë, Apple nuk po i bën një ridizajnim MacBook Air M4. Kjo gjë do të mundësojë që të gjitha përfitimet e efikasitetit të çipit pritet të shkojnë për përmirësimin e baterisë.
16GB RAM standard, maksimumi 32GB
Apple bëri diçka të habitshme me Mac-ët e parë M4: i pajisi të gjithë me 16GB RAM standard. Akoma më befasuese ishte vendimi për të përditësuar modelet M2 dhe M3 MacBook Air në 16GB RAM bazë gjithashtu. Kjo mund të jetë edh për shkak të Apple Inteligence.
MacBook Air M4 gjithashtu do të ketë 16GB RAM bazë. Por kjo pajisje do të sjellë dhe një avantazh të ri për MacBook Air: një kapacitet maksimal RAM prej 32GB.
32GB është maksimumi i ofruar te MacBook Pro M4, dhe MacBook Air me të njëjtin çip duhet të ketë një konfigurim të ngjashëm. Kjo do të përfaqësojë një rritje prej 33% nga maksimumi prej 24GB që mbështetet nga modelet aktuale.
Mbështetje e zgjeruar për ekranet e jashtme
Një mënyrë se si Apple zakonisht ka dalluar MacBook Air nga MacBook Pro është mbështetja për numrin e ekraneve të jashtme.
Për një kohë të gjatë, MacBook Air mund të përdorte vetëm një ekran të jashtëm. Ky kufizim i detyroi disa përdorues të zgjidhnin MacBook Pro, edhe kur nuk kishin nevojë për avantazhet e tjera të tij.
MacBook Air M3 i vitit të kaluar lejoi përdorimin e dy ekraneve njëherësh, por vetëm me kapakun e mbyllur. Më në fund, MacBook Air M4 pritet të lejojë atë që shumë përdorues kanë kërkuar: dy ekrane të jashtme duke përdorur ende ekranin e kryesor.
Kamera 12MP me funksionin Center Stage
Kamerat e laptopëve zakonisht nuk kanë qenë pika e fortë e Apple. Por kompania prezantoi një kamerë të re 12MP Center Stage në MacBook Pro M4—dhe në iMac M4 gjithashtu—kështu që pritet të vijë edhe në MacBook Air.
Center Stage ndjek lëvizjet tuaja gjatë kohës që jeni në kamera, duke ju ofruar më shumë fleksibilitet në thirrjet video. Gjithashtu përfshin Desk View, një veçori kryesore për të transmetuar si fytyrën tuaj ashtu edhe sipërfaqen e tavolinës tuaj në të njëjtën kohë.
Bonus: Opsioni Nano-texture
Së fundi, një veçori bonus që ka shumë gjasa të vijë te MacBook Air është opsioni për ekran Nano-texture.
Apple e prezantoi për herë të parë këtë lloj ekrani në vitin 2019 me Pro Display XDR, por ai po bëhet më i zakonshëm tani. Gjatë vitit të kaluar, iPad Pro M4, MacBook Pro dhe iMac ofruan të gjitha këtë opsion. Pritet që të njëjtën gjë ta ofrojë edhe MacBook Air.
Përmbledhje e veçorive të MacBook Air M4
Pavarësisht mungesës së një ridizajnimi, MacBook Air M4 pritet të ketë disa veçori të forta të reja që e bëjnë atë një pasues të denjë të modelit M3 të vitit të kaluar. Dhe ende nuk kemi përmendur përparësitë specifike të vetë çipit M4, që do të sjellë përmirësime në CPU, GPU dhe Neural Engine të MacBook Air.
Cilat veçori të MacBook Air M4 ju pëlqejnë më shumë? Na tregoni në komentet tuaja.