SmartphoneThashetheme

iPhone 17 do të kenë çip Wi-Fi 7 të projektuar nga Apple

iPhone 17 do të kenë çip Wi-Fi 7 të projektuar nga Apple

iPhone 17 do të kenë çip Wi-Fi 7 të projektuar nga Apple. Pas modem-it C1, Apple mund të krijojë edhe modulin Wi-Fi që do të shohim në iPhone 17. Kompania po vazhdon rrugën e saj drejt pavarësisë nga furnizuesit e palëve të treta. Dhe me sa duket, hapi i ardhshëm mund të jetë prezantimi i një çipi Wi-Fi 7 të zhvilluar brenda kompanisë për të katër modelet e iPhone 17.

iPhone 17 do të kenë çip Wi-Fi 7 të projektuar nga Apple

Strategjia e Apple për autonominë e çipeve

Sipas analistit Jeff Pu, i cili ndjek nga afër kompanitë në zinxhirin e furnizimit të Apple, kompania do të zbatojë për herë të parë një modul Wi-Fi të zhvilluar tërësisht brenda saj. Ky hap do të reduktoi gradualisht varësinë nga Broadcom.

Vitet e fundit, Apple ka investuar shumë në projektimin e pavarur të çipeve të saj. Kjo ka si qëllim reduktimin e varësisë nga furnizuesit e jashtëm dhe optimizimin e integrimit mes harduerit dhe softuerit. Prezantimi i fundit i modem-it celular C1 në iPhone 16 është vetëm fillimi i kësaj strategjie. Kjo tashmë po shtrihet edhe në lidhjen Wi-Fi.

Wi-Fi 7 nuk është një risi për Apple, pasi e gjithë linja e iPhone 16 tashmë e mbështet këtë teknologji. Megjithatë, ndryshimi kryesor është se me iPhone 17, çipi Wi-Fi nuk do të sigurohet më nga Broadcom. Por do të prodhohet drejtpërdrejt nga Apple.

Wi-Fi 7: Çfarë ndryshon krahasuar me gjeneratat e mëparshme?

Wi-Fi 7 përfaqëson një hap të madh përpara në krahasim me Wi-Fi 6E. Wi-Fi 7 ofron shpejtësi më të larta dhe vonesë më të ulët dhe një lidhje më të qëndrueshme. Kjo teknologji mundëson transmetimin e të dhënave në mënyrë të njëkohshme në brezat 2.4GHz, 5GHz dhe 6GHz me ruterë të përputhshëm, duke ofruar shpejtësi maksimale mbi 40 Gbps, ose katër herë më shumë se Wi-Fi 6E.

Projektimi i brendshëm i Apple mund të sjellë optimizime shtesë, veçanërisht në lidhje me efikasitetin energjetik. Rrjedhimisht do të ndikojë në jetëgjatësinë e baterisë në modelet e iPhone 17.

Vendimi i Apple për të zhvilluar një çip Wi-Fi të brendshëm konfirmon synimin e saj për të reduktuar gradualisht varësinë nga furnizuesit e jashtëm, duke ndjekur të njëjtin drejtim që ka ndjekur me procesorët e serisë A dhe modemet celulare. Eliminimi i ndërmjetësve i jep Apple më shumë kontroll mbi performancën, efikasitetin dhe sigurinë e pajisjeve, si dhe ndihmon në uljen e kostove në planin afatgjatë.

Megjithatë, kalimi nga çipet e Broadcom te çipet e brendshme të Apple nuk do të jetë i menjëhershëm. Broadcom vazhdon të furnizojë përbërës për disa pajisje të Apple dhe ka shumë të ngjarë që tranzicioni të ndodhë gradualisht, ashtu siç ka ndodhur me zëvendësimin progresiv të çipeve Qualcomm në modemët celularë.

Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Related Articles

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button