NewsSmartphone

Xiaomi 15 Ultra karakteristikat dhe çmimi

Xiaomi 15 Ultra karakteristikat dhe çmimi. Xiaomi ka njoftuar telefonin e saj të ri flagship, Xiaomi 15 Ultra, gjatë një eventi lansimi në Kinë. Sipas njoftimeve zyrtare Xiaomi 15 Ultra do të dalë në shitje me çmim nag 6,499 juanë (rreth 825 euro). Ky telefon Android i bashkohet modeleve Xiaomi 15 dhe 15 Pro, të cilat dolën në shitje në tetor 2024.

Modeli i ri kryesisht një përditësim i lehtë krahasuar me modelin e vitit të kaluar. Ndryshimi më i madh është shtimi i një kamere periskopike 200-megapikselëshe, e cila, sipas kompanisë, shkëlqen në ndriçim të ulët.

Pamja e Xiaomi 15 Ultra
Pjesa e parme dhe e pasme e Xiaomoi 15 Ultra Imazhi: Xiaomi

Seria Xiaomi 15, përfshirë modelin Ultra, do të ketë një lansim ndërkombëtar këtë të diel, më 2 mars, gjatë Mobile World Congress në Barcelonë. Ende nuk dihet saktësisht në cilat tregje do të shitet, por ka shumë gjasa që do të vijë edhe në Shqipëri.

Fokus te kamerat, më shumë se kurrë

Linja Ultra e Xiaomi-së ka qenë gjithmonë e përqendruar te kamerat. Madje edhe më shumë se modelet më të mira të Samsung dhe Apple. Ashtu si Xiaomi 14 Ultra, ka një sistem me katër kamera të pasme, të vendosura në një modul të madh rrethor. Dizajni është frymëzuar nga hardueri i kamerave të Leica, partneri i Xiaomi-t në fotografi. Ka një përfundim dyngjyrësh argjendi dhe të zi dhe logon “Ultra” në një nga tre versionet e telefonit. Po ashtu, ofrohen edhe modele më të thjeshta në ngjyrë të zezë ose të bardhë.

Lentja periskopike 200-megapikselëshe me zmadhim 4.3x është e ngjashme me ato të përdorura nga Vivo X100 Ultra, X200 Pro dhe Honor Magic 7 Pro. Ky është një zmadhim më i vogël se 5x periskopi i 14 Ultra, por sensori më i madh, hapja më e shpejtë dhe rezolucioni më i lartë ndihmojnë në kapjen më të mirë të dritës, duke përmirësuar fotografinë me zmadhim, veçanërisht në kushte me ndriçim të ulët. Xiaomi e ka quajtur këtë telefon me emrin e koduar “Night God” (Zoti i Natës), duke e bërë të qartë që fotografia në dritë të ulët është fokusi kryesor këtë vit.

Specifikime dhe veçori të tjera Xiaomi 15 Ultra

Tre sensorët e tjerë të pasmë janë të gjithë 50-megapikselë, të vendosur ngjashëm me modelin e kaluar, por me disa ndryshime të vogla. Ndryshimi më i rëndësishëm është te kamera kryesore. Kompania ka hequr dorë nga hapja e ndryshueshme që kishte në modelin e mëparshëm. Në këtë model ka kaluar në një hapje fikse f/1.63, por shumë të shpejtë.

Për të përmirësuar më tej përvojën fotografike, Xiaomi ka prezantuar gjeneratën e tretë të Photography Kit. Një aksesor opsional që përfshin një kapak dhe një dorezë për kamerën. Përveç një përfundimi të ri të kuq, ndryshimet janë të vogla. Bateria e brendshme është pak më e madhe (2,000mAh), duke e lejuar që të përdoret si një power bank i vogël për telefonin. Është shtuar gjithashtu një mbështetëse për gishtin e madh. Kontrolli kryesor i kamerës mbetet i njëjtë: një buton për shkrepje, një buton për video, një levë për zmadhim dhe një disk për ekspozimin.

Përveç përditësimit të pashmangshëm në çipin më të ri Snapdragon 8 Elite, ka pak ndryshime të tjera. Ekrani 6.73 inç vazhdon të ketë një rifreskim 1-120Hz, por është më i ndritshëm, me një kulm 3,200 nits HDR. Telefoni ruan gjithashtu certifikimin IP68 për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit. Bateria 6,000mAh është dukshëm më e madhe, por karikimi me kabllo 90W dhe ai wireless 80W mbeten të pandryshuara. Ndërkohë, siç është rasti me shumicën e flagshipëve të fundit Android, nuk ka mbështetje për Qi2.

Vitin e kaluar, Xiaomi 14 Ultra u vlerësua si telefoni me kamerën më të mirë, disa e kanë konsideruar një “ëndërr për të apasionuarit pas fotografisë”. Xiaomi i ka vënë vetes një standard të lartë për ta tejkaluar. Ndryshimet këtë vit janë minimale, por do të jetë interesante të shohim nëse kamera periskopike arrin të bëjë diferencën. /Tech-al.info

Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Related Articles

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Check Also
Close
Back to top button