Siri dhe Apple Intelligence në iOS 19

Siri dhe Apple Intelligence në iOS 19. Sipas të dhënave të fundit duket se Apple po përballet me disa pengesa madhore në prezantimin e funksioneve të saj të inteligjencës artificiale. Edhe pse kjo nuk është e diçka e habitshme, do të thotë që shumë nga funksionet e planifikuara po vonohen.
Siri dhe Apple Intelligence në iOS 19
Me sa duket, problemi qëndron tek sfidat teknike që po shkaktojnë shtyrjen e disa veçorive, përfshirë përditësimin e Siri-t me një qasje më “natyrale”.
Vonesat në përditësimin e Siri-t më natyral
Në fund të vitit të kaluar Apple po punonte për një version të ri të Siri-t, të quajtur “LLM Siri”, i cili do të prezantohej me iOS 19. Ky sistem do të bashkonte dy sistemet e ndryshme të backend-it të Siri-t që ekzistojnë aktualisht – një për komandat e thjeshta dhe një për ato më komplekse – në një arkitekturë të vetme dhe të unifikuar.
Fatmirësisht, “LLM Siri” dhe arkitektura e tij e re janë ende në rrugën e duhur për t’u lançuar me iOS 19. Megjithatë, ai ishte planifikuar të vinte edhe me një përmirësim të madh në aspektin e ndërveprimit bisedor, diçka më e ngjashme me ChatGPT. Por sipas informacioneve të disponon Tech Al kjo veçori është vonuar dhe nuk do të prezantohet më në qershor.
Për më tepër, burimet brenda departamentit të inteligjencës artificiale të Apple besojnë se një version më bisedor i Siri-t nuk do të jetë i disponueshëm për përdoruesit deri me iOS 20 – dhe kjo vetëm në rastin më të mirë.
Tani për sa i përket tre veçorive të reja të Siri-t që pritet të debutojnë me iOS 18, duket se Apple është ende në rrugën e duhur për t’i lëshuar ato në maj me iOS 18.5.
Apple Intelligence në iOS 19
Të dhënat e brendshme të Apple tregojnë se përdorimi real i veçorive të Apple Intelligence është “jashtëzakonisht i ulët”. Kjo sugjeron se seti aktual i funksioneve nuk po ngjall interes të madh te përdoruesit.
Megjithatë, Mark Gurman i Bloomberg thotë gjithashtu se iOS 19 mund të mos sjellë përmirësime të rëndësishme në këtë aspekt:
Gjithçka që kam dëgjuar sugjeron se iOS 19 nuk do të përfshijë ndonjë ndryshim të rëndësishëm për përdoruesit sa i përket Apple Intelligence. Një nga arsyet kryesore është se Apple po shpenzon ende shumë kohë për të sjellë funksionet e premtuara vitin e kaluar. Është sfiduese të punosh për versionin e ardhshëm kur përditësimet e këtij viti ende nuk kanë mbërritur te përdoruesit.
Kjo është zhgënjyese, por e kuptueshme, duke pasur parasysh se Apple është ende prapa në implementimin e përmirësimeve të premtuara për Siri-n. Nëse burimet që kemi janë të saktët, do të thotë se nuk do të shohim funksione të reja domethënëse të Apple Intelligence deri në debutimin e iOS 20, që pritet të ndodhë në qershor të vitit 2027. /Tech-al.info