Thashetheme

Xiaomi Watch S4 41mm vjen së shpejti

Xiaomi Watch S4 41mm vjen së shpejti

Xiaomi Watch S4 41mm vjen së shpejti. Menjëherë pas prezantimit të një edicioni përvjetor 15-vjeçar të pajisur me një chipset 4G të vetin, Xiaomi po përgatitet të rifreskojë sërish Xiaomi Watch S4. Modeli i ri do të quhet Xiaomi Watch S4 41mm. Nga përmasat pritet të jetë dukshëm më i vogël se versionet e tjera.

Xiaomi Watch S4 41mm vjen së shpejti

Xiaomi Watch S4 u prezantua për herë të parë në fund të tetorit 2024 në Kinë. Kurse versioni global u prezantua në mars 2025. Megjithëse në Kinë ora është e disponueshme në versione Bluetooth dhe eSIM, jashtë Kinës ofrohet vetëm versioni Bluetooth. Muajin e kaluar, Xiaomi prezantoi edicionin përvjetor 15-vjeçar të smartwatch-it, i cili fuqizohet nga Xring T1. Ky është çipi i parë 4G për smartwatch i kompanisë. Megjithatë, duket se kompania nuk ka përfunduar ende me linjën S4.

Një rrjedhje informacioni ka zbuluar se Xiaomi Watch S4 do të marrë edhe një variant tjetër. Sipas Digital Chat Station, një version i smartwatch-it që do të quhet Xiaomi Watch S4 41mm është certifikuar tashmë në Kinë.

Ky version ka numrin e modelit M2502W1, ndërsa versioni standard S4 ka numrin M2425W1, versioni eSIM M2424W1, dhe edicioni përvjetor eSIM ka numrin M2426W1.
Nga vetë emri mund të kuptohet se ky është një version më i vogël i Xiaomi Watch S4. Modeli origjinal, përfshirë edhe edicionin përvjetor, ka një madhësi kasë prej 47.3mm. Por ky model mund të jetë shumë e madh për ata që kanë kyç të dorës të vogël.

Ende nuk ka detaje mbi specifikimet e Watch S4 41mm, por është e qartë që do të ketë një ekran më të vogël dhe një bateri me kapacitet më të ulët, që do të rezultojë në jetëgjatësi më të shkurtër të baterisë. Për më tepër, mund të ofrohet në ngjyra të ndryshme nga versionet e tjera. Megjithatë, mbetet e panjohur nëse ky model do të ketë një version eSIM të pajisur me çipin e ri Xring T1.

Xiaomi Watch S4 41mm pritet të lançohet së bashku me Xiaomi Pad 7S Pro 12.5. Disa burime referojnë se mund të kemi edhe një variant të veçantë të Xiaomi 15 Ultra.

Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Related Articles

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button